Qytetarët nuk ndalen, protesta hyn në ditën e 72-të të saj
Protesta qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike vijon edhe këtë të enjte, duke shënuar ditën e 72-të të mobilizimit në kryeqytet.
Qytetarët pritet të grumbullohen fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas me një marshim drejt Kryeministrisë. Kërkesa kryesore mbetet e pandryshuar: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
E nisur fillimisht si një reagim kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e Zvërnecit, protesta ka marrë përmasa më të gjera gjatë javëve të fundit, duke u shndërruar në një lëvizje me kërkesa të hapura politike.
Edhe në protestën e një dite më parë, pjesëmarrësit artikuluan kritika të forta ndaj figurave kryesore të politikës në vend. Mes thirrjeve më të dëgjuara ishte slogani: “Rama në burg, Berisha në burg”.
Organizatorët kanë bërë të qartë se tubimet do të vijojnë pa ndërprerje, me synimin për të rritur pjesëmarrjen dhe për të shtuar presionin ndaj qeverisë, deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



