E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
600 katra në matematikë dhe miti i fajit kolektiv
Lajme

600 katra në matematikë dhe miti i fajit kolektiv

600 katrat e matematikës dhe argumenti më idhnak: Fajin e kanë, mësuesit dhe jo, me, shoqëria shqiptarët që heshti dhe u be palë me të keqen.

Mua për vete nuk më bëjnë përshtypje, rezultatet negative te nxënësve nga VANAF e deri tek provimet e MSH. “Dielli ngroh që në mëngjes, ose nuk ngroh fare tërë ditën”.
Ajo që më bën të kem një revoltë të brendshme, janë argumentet (sipas meje) ose dashakeqe, ose thjesht idhnake dhe të liga.

1. Është përhapur një legjendë e pranuar si fakt se gjithë mësuesit ose shumica e tyre kanë qenë nxënës me 5 dhe prandaj shkuan në mësuesi, pa na treguar asnjë statistikë e asnjë të dhënë por thjesht perceptim. Mësuesi renditet si të parët shkaktar;

2. Pastaj të dytët për nga hierarkia e fajtorëve janë nxënësit, që janë tap topi dhe kopjojnë. Veçanërisht në rrethe, se në Tiranë e gjetiu janë engjëj;

3. Prindërit, që paguajnë, mësuesit ose i kërcënojnë, për notën e djalit ose vajzës;
Por le të shikojmë faktet drejtë e në sy dhe të flasim:

1. Në vitin 2015, ishin me vendin 51 në PISA. Pas reformës radikale që përmbysi gjithçka, në 2014, nga tekstet, programeve, drejtimin e shkollës e deri tek mesatarja për të qenë mësues, në 2024, ishin në vendin e 81 në PISA, krah për krah me Xhamajkën, Zanzibarin dhe Palestinën;

2. Kush i ndryshoi tekstet, veçanërisht të lëndëve shkencore dhe na i pruri nga Britania e Madhe? Mësuesit me “pesa” apo Ministrja me notën mesatare 6.2 me KM, që u mburr se “fëmijët tanë do të mësojnë me tekste bashkëkohore, si bashkëmoshatarët e tyre në Evropë”???

3. Kush e bëri reformën e sistemit parauniveritar dhe kush i ndryshoi me ligj, kriteret për të qenë mësues, mësuesit “pesanjosë” , apo MASR, me Portalin e famshëm, “Mësues për Shqipërinë”, de fakto është portali ” Mësues për Partinë”??

4. Kush u kujdes më shumë për të hedhur (shpërdoruar) miliona lek në ndërtim e rikonstruksione shkollash dhe vetëm ca qindarka në laborator, mjete didaktike dhe zero lek në trajnim e kualifikim mësuesish, mësuesit “e paafte”, apo krerët e pangopur të bashkisë dhe kumbarët e tyre në qeveri?

5. Kush i zhduku tabletat në kohën e COVID 19 dhe cilat vila u ndërtuan me projektin e digjitalizmit të arsimit parauniversitar, të mësuesve “mashtrues”, apo të hajdutëve me kostum, taka e çanta Lui Viton , që në kushtetutën e RSH, quhen ministre?

6. Kush e ndërtoi sistemin e patronazhimit nga kopshti deri në Universitet, mësuesit “ziliqarë të opozitës”, apo qeveria që e di sesa dhe ku janë kushërinjte e tu jashtë vendit nga ana jote, e burrit dhe e gruas!?

Përpara se t’i turremi mësuesit (pa mohuar se mes tyre ka edhe me probleme), të shqyrtojmë faktet me qetësi e gjakftohtësi dhe jo thjesht të gjejmë mësuesit fajtorë e t’i dënojmë kolektivisht.

Çdokush, që e ka ndjekur zhvillimin e arsimit ndër vite, e ka bindjen se një ditë do të vinim këtu. Thjesht nuk ka dashur ta pranojë, ose si zakonisht analiza jonë, per ata që kritikonin, shoqerohej nga fjalia bajate: E thotë per inat se e hoqën nga Minsitria me 2013.

Ndonjë, që sot ndihet në silket, ka pasur mundësinë më parë të flasë e tani përpara se ta bëjë, të kerkojë një ndjesë, sado të vogël.
Arsimi tanimë është në ditën me kritike të tij dhe me gjasë do të shkoj më keq.
Nuk e shpëtojmë duke bërë fajtor mësuesit, por veten që heshtëm përpara së keqes dhe me shumë akoma, u bëmë palë me të.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.