Aurela Gaçe shpërthen pas thirrjes së protestuesve për bojkot të koncertit
“S’më mëson askush si ta dua Shqipërinë”
Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka reaguar ashpër pas posterave të shpërndarë në zona të ndryshme të Tiranës, ku bëhet thirrje për bojkotimin e muzikës dhe koncerteve të saj.
Përmes një reagimi të gjatë në rrjetet sociale, ajo ka shprehur indinjatën ndaj etiketimit si “armike”, duke theksuar se qëndrimi i saj ka qenë gjithmonë në krah të qytetarëve dhe protestave, por pa hequr dorë nga puna dhe dinjiteti i saj si artiste.
Gaçe kujton se angazhimi i saj qytetar nuk është i ri. Ajo thekson se ka dalë në protesta që në kohën kur ishte studente, duke përmendur kundërshtimin ndaj armëve kimike, si dhe pjesëmarrjen në protesta të tjera ndër vite, përfshirë edhe ato më të fundit.
“Askush nuk mund të më tregojë se si ta dua vendin tim,” shprehet ajo, duke reaguar drejtpërdrejt ndaj kritikëve. Sipas këngëtares, është kontradiktore të ankohesh për diktat dhe njëkohësisht të tentosh t’u imponosh të tjerëve mënyrën se si duhet të sillen apo të reagojnë.
Artistja ngre shqetësimin se kjo lloj gjuhe përçarëse dhe presioni publik përbën një formë dhune verbale, e cila, sipas saj, tregon se sa lehtë mund të kthehet në abuzim me pushtetin nëse njerëz të tillë do të kishin mundësinë të vendosnin për të tjerët.
Në reagimin e saj, Gaçe ndalet edhe te realiteti social në vend, duke theksuar vështirësitë ekonomike dhe sfidat e përditshme të qytetarëve shqiptarë. Ajo flet si bijë pensionistësh, si motër e familjarëve që kanë emigruar dhe si nënë e dy fëmijëve, duke shprehur pasigurinë për të ardhmen në Shqipëri.
“Populli nuk është i lumtur,” thekson ajo, duke shtuar se kjo është një e vërtetë që nuk mund të mohohet.
Megjithatë, ajo mban një qëndrim të qartë: mbështet protestat dhe të drejtën për reagim qytetar, por kundërshton çdo përpjekje për linçim apo imponim ndaj individëve që zgjedhin forma të ndryshme të shprehjes.
Reagimi i saj ka ndezur debat në rrjet, duke ndarë opinionin publik mes mbështetësve dhe kritikëve të qëndrimit të saj.
Reagimi i Aurela Gaçes:
“Dje, më dërgonin miqtë një postim të tillë, ku shpallesha “Armike ” nga dikush që mendon ose beson se e do Shqipërinë më shumë se unë.
Kam dalê në protesta unë qysh studente e pêr Armët kimike , e kam protestuar me gjithë qënien time edhe me tekste shumë të forta këngësh , e sigurtë që vajza në fjalë mbase nuk është në dijeni.
MADJE , MBASE NUK ËSHTË NË DIJENI SE KAM QËNË EDHE NË SHESH KRAH POPULLIT TIM EDHE TANI( me datë të saktë nga arkiva ime)
Kam reaguar disa herë në mënyrën time në këtë dritaren time , por mesa duket nuk I pëlqen kësaj zonjës .
1-MUA NUK MË TREGON AS DIKTON DOT ASKUSH SE SI TA DUA VENDIN TIM .
2: NËSE ANKOHENI PËR DIKTATURË, ATËHERË PÊRSE TI VETË DIKTON SE SI DUBET TË SILLEMI? A NUK ËSHTË DHUNË EDHE KJO?
Kjo mê tregon qartazi se nëse ti bëhesh me pushtet ne ardhmen , ti të shkel me këmbë.
Kam shumë arsye se përse ndjej se duhet te protestoj .
Jetoj këtu edhe e di mirë peshën e rëndë që ka një Shqiptar mbi shpatulla .
E di sepse luftoj vetë për çdo gjë .
kam zgjedhur të punoj pastêr që nesër të shoh veten në pasqyrë e të mos kem turp ).
Pêr disa kolegë mund të jem treguar budallaqe por dinjitetin tim e kam shumë më të shtrenjtë .
Jam bijë e këtij populli e jam krah popullit tim që ka kaq vite që têrhiqet zvarrë pêr të fituar bukën, pêr te paguar qeranë, për t’u shêruar në dyert e spitaleve ( Kam edhe une prindër e fis e farë , e sigurisht edhe unë jam njeri që nesër mund të pêrballem me cdo gje)
Jam bije e dy pensionistëve që sigurisht kanë punuar me ndershmëri si çdo Shqiptar, e sot pa ndihmën e fëmijëve nuk I ja dalin , E KËTË NUK MA KUNDËRSHTON DOT NJERI.
Jam motër e njê vëllai e motre që kanë ikur, E NËNË E DY FÊMIJÊVE QË SIGURISHT KAM DILEMAT E CDO PRINDI PÊR TË ARDHMEN ( të cilën kam frikë se nuk e shoh k?tu ????)
Është listë e gjatë nëse listoj arsyet pse protestoj.
POPULLI NUK ËSHTË I LUMTUR E KÊTË PRAPË S’MA KUNDËRSHTON DOT NJERI.
Por, kur shoh se ti përdor dhunë verbale ndaj atij që nuk vepron si ti, kjo tregon sa te dhunshem mund te behen njerezit”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



