A e refuzoi Rogerti ftesën e Top Arena? Paraqitja në TV Klan ndez rrjetin
Paraqitja e Rogert Sterkajt në ekranin e TV Klan ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka ndezur diskutime në rrjetet sociale. Ish-finalisti i Big Brother VIP Albania u shfaq si i ftuar në emisionin “Kampionët e Botës”, të moderuar nga Marina Vjollca, ndërsa burime bëjnë me dije se ai kishte marrë edhe një ftesë për të qenë pjesë e Top Arena, emisionit sportiv të moderuar nga Edi Manushi.
Sipas të njëjtave burime, Sterkaj nuk ka pranuar të jetë pjesë e panelit të Top Arena, duke zgjedhur të shfaqet në formatin e TV Klan. Edhe pse nuk ka një konfirmim zyrtar nga palët, ky zhvillim ka mjaftuar që në rrjet të nisin aludimet se finalisti i BBVIP ka preferuar emisionin e Marina Vjollcës për të komentuar emocionet e FIFA World Cup 2026.
“Kampionët e Botës”, i moderuar nga Marina Vjollca, është spektakli i mbrëmjes në TV Klan kushtuar Botërorit 2026. Formati ndërthur analizat sportive me argëtimin, duke sjellë çdo mbrëmje personazhe të njohur, të ftuar specialë, humor, sfida dhe diskutime mbi ngjarjen më të madhe të futbollit.
Nga ana tjetër, Top Arena, nën drejtimin e Edi Manushit, është i fokusuar në kampionatet më të rëndësishme të futbollit dhe në këtë periudhë i dedikohet gjithashtu Kupës së Botës 2026.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Rogert Sterkaj, Edi Manushi apo Marina Vjollca lidhur me këto aludime. Për këtë arsye, mbetet e paqartë nëse mungesa e tij në Top Arena lidhet me një refuzim të ftesës apo thjesht me një zgjedhje mes angazhimeve televizive.
Megjithatë, një gjë është e sigurt: paraqitja e Rogert Sterkajt në emisionin e Marina Vjollcës, në vend të Top Arena të Edi Manushit, ka mjaftuar për të hapur debat dhe për të zgjuar kureshtjen e publikut.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



