E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjuha shqipe në Maqedoni, Shqipëria i përgjigjet Rusisë
Lajme

Gjuha shqipe në Maqedoni, Shqipëria i përgjigjet Rusisë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme i është përgjigjur me dy mesazhe në Twitter reagimit të Rusisë ndaj deklaratave të Kryeministrit Rama mbi ligjin për gjuhën shqipe në Maqedoni, duke shprehur keqardhje ndaj Moskës.

Kjo e fundit shprehu shqetësim dhe akuzoi Ramën se po vijon të promovojë të ashtuquajturën “Platforma e Tiranës”, që sipas Rusisë cënon themelet e shtetit të Maqedonisë. Por sipas Tiranës zyrtare, Ministria e Jashtme ruse i ka keqinterpretuar komentet e Ramës.

“Ministria e Jashtme shpreh keqardhje për keqinterpretimin e deklaratës përshëndetëse të kryeministrit Rama.

Ne përgëzojmë miratimin e ligjit pasi ai përmbush një nga angazhimet kyçe që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit dhe është në frymën e kësaj marrëveshje.

Por ashtu si Rusia dhe ne jemi të jashtëm në diskutimet e brendshme politike në Maqedoni dhe synojmë të mbetemi të tille, por në të njëjtën kohë jemi shumë të interesuar dhe investojmë në harmoninë etnike, stabilitetin dhe pespektivën euro-atlantike të rajonit tonë, Ballkanit Perëndimor”, deklaron Ministria e Jashtme e Shqipërisë.”

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.