E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I liruar nga amnistia, Besmir Gjezari lëshon akuza të forta
Lajme

I liruar nga amnistia, Besmir Gjezari lëshon akuza të forta

“U dënova padrejtësisht, kam mbi dy vjet pa takuar familjen”

Besmir Gjezari, një nga të dënuarit që ka lënë qelinë në burgun e Drenovës falë amnistisë penale, ka reaguar publikisht pas lirimit, duke hedhur akuza të forta për procesin që çoi në dënimin e tij. Ai deklaron se është dënuar me 5 vite burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, nga të cilat ka vuajtur 2 vite e 7 muaj, por këmbëngul se është i pafajshëm.

Sipas Gjezarit, vendimi ndaj tij ka qenë i padrejtë dhe i ndikuar, ndërsa ai drejton akuza konkrete ndaj oficerit të Policisë Gjyqësore, Mariglen Beqo. Ish-i burgosuri shprehet se gjatë qëndrimit në burg është privuar edhe nga e drejta për të takuar familjen, duke e konsideruar këtë si një padrejtësi të rëndë.

Ai paralajmëron se do të ndjekë rrugët ligjore për të kërkuar drejtësi, ndërsa shprehet se ndihet i kërcënuar për jetën, së bashku me familjen e tij.

“Unë jam akuzuar për lëndë narkotike, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Jam dënuar me pesë vite burg. Vuajta dy vite e shtatë muaj. Dhe unë nuk jam kapur me asnjë lloj gjëje. Jam dënuar padrejtësisht nga ana e Prokurorisë së Korçës dhe Gjykatës, dhe këtë e kam nga oficeri i policisë gjyqësore, Mariglen Beqo. E ka me tendencë. Nga ai u nis ajo. Dhe më ka marrë dhe familjen në qafë ai dhe kam dy vite e kusur këtu që s’po takoj dot familjen time. Do ta kërkoj drejtësi dhe kjo është vetëm fillimi. Sa kam dalë, do t’i nis të gjitha gjërat nga e para. Nuk i kam takuar familjarët se nuk i ka lejuar prokurorja. Atë çështje që s’kam pasur, dhe ky ndikim ka qenë nga oficeri i policisë gjyqësore për të më hequr dhe padrejtësisht takimin, të drejtën e fëmijës. Se kam një fëmijë të mitur, të moshës 3 vjeçare dhe e kam lënë gati një vit, një vit e pak, dhe nuk e kam takuar, nuk e kam parë. Nga padrejtësitë që më ka bërë oficeri i policisë gjyqësore, Mariglen Beqo. Ai ka marrë dhe presion e kërcënime nga njerëz të drejtësisë, dhe ndihem shumë i kërcënuar dhe i rrezikuar, si unë dhe familja ime. Jam i kërcënuar me jetë, si unë dhe familja ime. Më kanë kthyer gjëra personale. Për çfarë, oficeri i policisë gjyqësore se unë nuk e di dhe nuk e kuptoj akoma përse, arsye. Për çfarë ka ndikuar mos takimi me familjen dy vite e kusur këtu, takimet me njerëzit e mi? Unë nuk e kuptoj se çfarë ka bërë vaki këtu. Dhe të më hiqet e drejta e fëmijës padrejtësisht, se ndikon oficeri i policisë gjyqësore. Për çfarë arsye? Atë e di ai, dhe këtë do ta kërkojmë me drejtësinë. Po, normale, që po, normale. Jam familjar, kam një fëmijë të mitur, kam një biznes timin, dhe dua t’i përkushtohem familjes”, u shpreh Besmir Gjezari.

Rasti i tij pritet të ngjallë debat mbi procedurat hetimore dhe respektimin e të drejtave të të dënuarve, ndërsa vetë Gjezari thekson se beteja e tij ligjore sapo ka nisur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.