E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Amnistia e nxorri nga burgu, lushnjari i rikthehet avazit të grabitjeve
Lajme

Amnistia e nxorri nga burgu, lushnjari i rikthehet avazit të grabitjeve

Një rast i përsëritjes së shpejtë të aktivitetit kriminal është regjistruar në Lushnjë, ku një 36-vjeçar dyshohet se ka kryer disa vepra penale vetëm pak ditë pasi kishte përfituar lirinë nga amnistia.

Bëhet fjalë për Mariglen Gashin, banues në fshatin Plug, i cili sipas të dhënave hetimore ishte liruar nga burgu më 15 korrik. Vetëm një ditë më pas, ai dyshohet se është përfshirë në një vjedhje, duke marrë dy bateri automjetesh.

Hetimet tregojnë se aktiviteti i tij nuk është ndalur me kaq. Më 17 korrik, ai dyshohet se ka hyrë në një lokal në të njëjtin fshat, nga ku ka marrë një shumë parash dhe një kompjuter portativ. Pas largimit, sipas dyshimeve, i ka vënë flakën ambientit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

36-vjeçari rezulton me precedentë penalë për vjedhje, ndërsa autoritetet po verifikojnë nëse ai mund të jetë i përfshirë edhe në raste të tjera të ngjashme në zonë.

Çështja tashmë i ka kaluar Prokurorisë, e cila po ndjek procedurat për zbardhjen e plotë të ngjarjeve dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.