E premte, 30 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sherr për pronën në Pukë, 3 të arrestuar dhe 2 nën hetim
Lajme

Sherr për pronën në Pukë, 3 të arrestuar dhe 2 nën hetim

Tre persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, pas një konflikti të dhunshëm të regjistruar në fshatin Dedaj të Pukës, i cili dyshohet se ka shpërthyer për çështje pronësie.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Pukë arrestuan në flagrancë shtetasit I. Sh., 67 vjeç, djalin e tij F. Sh., 36 vjeç, si dhe G. I., 34 vjeç. Ndërkohë, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P. I., 60 vjeç dhe bashkëshorten e tij F. I., 43 vjeçe, të gjithë banues në të njëjtin fshat.

Nga hetimet paraprake rezulton se përplasja mes tyre ka ndodhur mbrëmjen e një dite më parë, ku palët janë konfliktuar fizikisht duke përdorur mjete të forta dhe sende prerëse, duke përshkallëzuar situatën në dhunë të hapur.

Si pasojë e përplasjes, janë lënduar shtetasit I. Sh. dhe G. I., të cilët aktualisht po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë ndërhyrjes, policia ka sekuestruar disa mjete që dyshohet se janë përdorur në konflikt, në cilësinë e provave materiale për hetimin.

Dosja i është referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila do të vijojë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përgjegjësitë ligjore të të përfshirëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.