Zbulohet telefonat e fundit që bëri gazetari i ndjerë Enrik Mehmeti
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja tragjike në Zvërnec, ku humbi jetën gazetari Enrik Mehmeti. Sipas dëshmisë së gazetares Afrovita Hysaj, ai ka qenë i vetëdijshëm menjëherë pas aksidentit dhe ka arritur të bëjë një telefonatë për ndihmë.
Hysaj tregon se telefonata e parë e tij ka qenë drejt të vëllait, Fabio, të cilit i ka kërkuar të nxitonte për ta shpëtuar. Sipas saj, komunikimi tregon se Mehmeti ishte ende në gjendje të ndërgjegjshme pas ngjarjes.
Gazetarja ka ngritur gjithashtu disa dyshime mbi rrethanat e asaj nate. Ajo shprehet se Enriku nuk kishte njoftuar askënd për udhëtimin drejt Zvërnecit dhe, ndryshe nga herët e tjera, ndodhej vetëm në shoqërinë e një 18-vjeçari.
Ndërkohë, i riu që mbeti i plagosur lehtë mësohet se ka dhënë deklarime të paqarta para hetuesve, çka ka shtuar më tej dyshimet rreth dinamikës së ngjarjes.
Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të hedhur dritë mbi atë që ndodhi në orët e fundit të jetës së gazetarit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



