E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarr në Voskopojë, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve
Lajme

Zjarr në Voskopojë, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve

Një vatër zjarri është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Voskopojë, në zonën e njohur si “Antenat”, duke vënë në lëvizje strukturat vendore të emergjencave.

Menjëherë pas sinjalizimit, drejt vendngjarjes janë nisur dy mjete të shërbimit zjarrfikës, përfshirë një automjet zjarrfikës dhe një mjet tip pick-up me efektivë të gatshëm për ndërhyrje në terren. Në operacion janë përfshirë gjithashtu forca nga Njësia Administrative Voskopojë, si dhe punonjës të Shërbimit Pyjor.

Terreni i vështirë në zonë ka krijuar vështirësi për afrimin e mjeteve pranë vatrës së zjarrit, duke detyruar efektivët që një pjesë e ndërhyrjes të kryhet në këmbë. Ndërkohë, forca të tjera vijojnë të afrohen drejt zonës për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Autoritetet po ndjekin nga afër situatën, ndërsa puna vijon për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të shmangur përhapjen e tij në sipërfaqe më të gjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.