Shi i rrëmbyeshëm në Korçë, pema rrëzohet dhe bllokon trotuarin
Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme në qytetin e Korçës, ku një pemë është rrëzuar mbi trotuar duke penguar kalimin e këmbësorëve dhe duke krijuar vështirësi në lëvizje.
Gjatë gjithë ditës, moti në të gjithë qarkun është karakterizuar nga reshje të dendura, të cilat në disa momente janë shoqëruar edhe me breshër. Intensiteti i lartë i shiut ka rritur rrezikun për incidente të tjera, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën në terren.
Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohen dëme të tjera të mëdha apo incidente me pasoja për qytetarët. Megjithatë, strukturat vendore u bëjnë apel banorëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, sidomos në zona ku mund të ketë rënie objektesh apo përmbytje të përkohshme.
Reshjet vijojnë të jenë prezente në pjesën më të madhe të qarkut, duke mbajtur në gatishmëri shërbimet emergjente.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



