E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Kërcet” thika në mes të Durrësit, plagosen tre të rinj
Flash

“Kërcet” thika në mes të Durrësit, plagosen tre të rinj

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e vona të së dielës në zonën e pedonales, në plazhin e Durrësit, ku një konflikt i çastit ka degraduar në dhunë me pasoja të rënda.

Sipas të dhënave paraprake, tre të rinj kanë mbetur të plagosur me mjet prerës pas një përplasjeje me dy persona të tjerë. Të dëmtuarit janë identifikuar si F.B., 19 vjeç, L.C., 20 vjeç dhe U.C., 18 vjeç.

Dy prej tyre, të moshës 18 dhe 20 vjeç, ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa i riu tjetër ka pësuar lëndime më të lehta dhe nuk ka pasur nevojë për trajtim spitalor. Burime zyrtare konfirmojnë se të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimet e para rezulton se konflikti ka përfshirë tre të rinjtë dhe shtetasin L.Ç., 19 vjeç, si dhe një të mitur 15-vjeçar, të cilët dyshohen si autorë të plagosjes.

Policia ka nisur kontrolle intensive për kapjen e personave të përfshirë, ndërsa grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e çdo personi të përfshirë në këtë ngjarje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.