Spiropali, Çuçi dhe Hoxha dalin kundra PS për marrëveshjen me SHBA
Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 74 votat e Partisë Socialiste marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila do të përdoret për blerjen e pajisjeve ushtarake.
Projektligji u shqyrtua në një seancë me dyer të mbyllura, pasi mazhoranca argumentoi se dokumentacioni përmban informacion të klasifikuar. Partia Demokratike dhe aleatët e saj bojkotuan seancën, ndonëse deklaruan se e mbështesin marrëveshjen në parim, duke kundërshtuar procedurën e përshpejtuar të shqyrtimit, të cilën e cilësuan antikushtetuese.
Përtej miratimit të marrëveshjes, votimi ka ngjallur edhe diskutime mbi qëndrimin e disa figurave të rëndësishme të Partisë Socialiste.
Nga pamjet e transmetimit të seancës vihet re se tre deputetë me peshë në mazhorancë, ish-ministri i Brendshëm dhe ish-kreu i Grupit Parlamentar socialist, Bledi Çuçi, ish-ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, nuk shfaqen duke ngritur kartonin jeshil në momentin e votimit.
Megjithatë, një pamje e shkëputur nga transmetimi televiziv nuk përbën provë përfundimtare për mënyrën se si kanë votuar deputetët. Rezultati zyrtar i votimit përcaktohet nga sistemi i votimit dhe procesverbali i Kuvendit, të cilat pasqyrojnë votën e secilit deputet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



