E enjte, 29 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Adnan Xholi futet në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm
Lajme

Adnan Xholi futet në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm

Prokurori i SPAK-ut dorëzon kandidaturën në KLP

Prokurori i SPAK, Adnan Xholi, është kandidati i parë që ka shprehur zyrtarisht interes për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, duke dorëzuar aplikimin pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Xholi nuk është një emër i ri në garat për drejtimin e institucioneve të drejtësisë, pasi më herët ka kandiduar dy herë për drejtues të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Ai ka mbajtur gjithashtu detyrën e shefit të Seksionit Kundër Krimit të Organizuar në këtë institucion.

Afati për paraqitjen e kandidaturave për kreun e Prokurorisë së Përgjithshme përfundon më 1 gusht, në orën 00:00, ndërsa pritet që deri në këtë datë të regjistrohen edhe emra të tjerë në garë.

Sipas procedurës ligjore, deri më 14 gusht KLP do të kryejë verifikimin e kandidatëve për plotësimin e kritereve të kërkuara. Në përfundim të këtij procesi, KLP do t’i propozojë Kuvendit tre kandidatë, nga të cilët Parlamenti do të zgjedhë Prokurorin e ri të Përgjithshëm për një mandat 7-vjeçar.

Mandati aktual i Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, përfundon në muajin dhjetor, duke hapur kështu garën për drejtimin e një prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.