E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarri përpin banesën në Postribë, humb jetën një fëmijë
Lajme

Zjarri përpin banesën në Postribë, humb jetën një fëmijë

Kërkime për nënën dhe një tjetër të mitur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Postribës, ku një zjarr i fuqishëm që përfshiu një banesë në fshatin Domen i ka marrë jetën një fëmije, ndërsa fati i nënës dhe i një tjetër të mituri mbetet ende i paqartë.

Sipas informacioneve paraprake, nëna së bashku me dy fëmijët kishin hyrë në një banesë të vjetër dhe të pabanueshme, në momentin kur objekti u përfshi nga flakët. Rrethanat e shpërthimit të zjarrit nuk janë ende të qarta, ndërsa dyshohet se përhapja e tij ka qenë e menjëhershme.

Zona ku ndodhet banesa është e thellë malore dhe e vështirë për t’u aksesuar, rreth 30 minuta në këmbë nga rruga më e afërt ku mund të shkojnë automjetet. Kjo ka krijuar pengesa serioze për ndërhyrjen në kohë të shërbimeve të emergjencës.

Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje, por deri në atë moment banesa ishte pothuajse e shkrumbuar plotësisht. Burime paraprake bëjnë me dije se terreni i vështirë dhe njoftimi i vonuar kanë ndikuar drejtpërdrejt në pamundësinë për të shpëtuar viktimat në kohë.

Ndërkohë, ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet intensive për nënën dhe fëmijën tjetër, ndërsa pritet një reagim zyrtar që do të hedhë më shumë dritë mbi shkaqet dhe rrethanat e kësaj tragjedie.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.