E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet dëshmia e edukatores: E rraha 2-vjeçarin se nuk po flinte gjumë
Lajme

Zbardhet dëshmia e edukatores: E rraha 2-vjeçarin se nuk po flinte gjumë

Një rast i rëndë dhune ndaj një fëmije 2-vjeçar në një kopsht privat në Tiranë është zbardhur pas dëshmisë së vetë edukatores së arrestuar.

32-vjeçarja Brunilda Haxhiu ka pranuar përpara hetuesve se e ka goditur fëmijën, duke justifikuar veprimin me faktin se “nuk po e zinte gjumi dhe nuk po e duronte dot”.

Ngjarja u denoncua nga babai i fëmijës, i cili vuri re shenja dhune në fytyrën e tij dhe e dërgoi menjëherë në spital. Sipas ekzaminimeve mjekësore, i mituri kishte një të nxirë në faqe dhe skuqje në zonën e veshëve.

Gjatë marrjes në pyetje, edukatorja nuk e ka mohuar veprimin, por ka pranuar se e ka qëlluar me shpullë fëmijën. Kjo dëshmi përputhet edhe me pamjet filmike të siguruara nga ambientet e kopshtit, të cilat sipas burimeve konfirmojnë ushtrimin e dhunës fizike.

Rasti ka shkaktuar reagime të forta, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe përgjegjësitë ligjore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.