E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta në ditën e  61  në shesh:
Lajme

Protesta në ditën e 61 në shesh:

Nuk largohemi deri në rrëzimin e Edi Ramës!

Për të 61-ën ditë radhazi, protestuesit u mblodhën këtë të enjte në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt godinës së Kryeministrisë. Prej më shumë se dy muajsh, ata nuk kanë ndërprerë asnjë ditë protestën, duke deklaruar se do të vijojnë tubimet deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. As temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin nuk i kanë ndalur protestuesit.

Edhe gjatë protestës së sotme, pjesëmarrësit përsëritën akuzat ndaj qeverisë për gjendjen ekonomike, emigracionin dhe mungesën e përgjegjshmërisë së institucioneve. Ata u shprehën të vendosur se nuk do të tërhiqen, pavarësisht kohëzgjatjes së protestës, duke e cilësuar atë një “qëndresë qytetare” që do të vazhdojë deri në përmbushjen e objektivave të tyre.

Gjatë grumbullimit në Sheshin Skënderbej, një i moshuar shprehu kritika të forta ndaj kryeministrit Edi Rama. Ai tha se kishte dalë në protestë për “shumë arsye”, duke e akuzuar kreun e qeverisë se ka dëmtuar vendin dhe ka nxitur largimin e shqiptarëve.

“Të keqen që i ka bërë vendit ky person, nuk ia ka bërë as pushtuesi”, u shpreh ai.

Sipas protestuesit, politikat e ndjekura ndër vite kanë sjellë shpopullimin e zonave rurale dhe largimin masiv të qytetarëve jashtë vendit.

“Ai nuk e di sa shqiptarë kanë ikur nga fshati, i ka shpopulluar. Nuk ka lënë njeri pa bullizuar. Ai e shkatërroi këtë vend”, deklaroi i moshuari.

Organizatorët kanë ritheksuar se tubimet do të vijojnë çdo ditë, duke këmbëngulur se nuk do të ndalen derisa të realizohet kërkesa për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.