FOTO /Eksploziv makinës së DJ
Pronari i mjetit qe iu vendos eksploziv ne Lushnje eshte nje DJ i njohur ne qytet.
“Publik.live” ka mësuar se ‘shënjestër’ e sulmit me eksploziv ka qenë mjeti tip ‘Golf’ me targa AA 430, në pronësi të 20-vjeçarit Arbër Shurdhit, ku ky i fundit punonte si DJ nëpër dasma.
Familjarët e të riut, pohuan se Shurdhi nuk kishte konflikte me asnjë person, ndërsa mjetin e kishte blerë para pak muajsh me kursimet e tij.
“Arbrit nuk ka konflikte me asnjë person. Jemi familje shumë e qetë. Ai punon për të mbajtur familjen. Është DJ në dasma. Dhe makinën mezi e bleu para ca muajsh”, u shpreh daja i tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



