E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Senati miraton Eric Wendt ambasador në Shqipëri, pritet firma Trump
Bota

Senati miraton Eric Wendt ambasador në Shqipëri, pritet firma Trump

Senati i Shteteve të Bashkuara ka dhënë dritën jeshile për emërimin e Eric P. Wendt si ambasador i ri në Shqipëri, duke çuar përpara një proces që pritet të finalizohet me firmën e Presidentit amerikan.

Kandidatura e Wendt u miratua në seancë plenare me 50 vota pro dhe 44 kundër, pas një faze paraprake ku kishte marrë mbështetjen e Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë. Ky votim konsiderohet një hap vendimtar për vendosjen e tij në krye të përfaqësisë diplomatike amerikane në Tiranë.

Hapi i fundit formal mbetet nënshkrimi i Presidentit Donald Trump, pas të cilit Wendt do të marrë zyrtarisht detyrën. Më pas, ai pritet të udhëtojë drejt Shqipërisë dhe të nisë misionin diplomatik pas dorëzimit të letrave kredenciale tek Presidenti i Republikës.

Eric P. Wendt vjen në këtë detyrë me një profil të spikatur ushtarak dhe strategjik. Ai ka mbi 30 vite eksperiencë në ushtrinë amerikane, ku pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në njësitë elitare të forcave speciale “Green Beret”.

Gjatë shërbimit të tij, Wendt ka drejtuar Komandën e Operacioneve Speciale të NATO-s dhe ka mbajtur role kyçe në çështjet e sigurisë në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Paqësorit. Ai ka shërbyer gjithashtu si koordinator i sigurisë së SHBA-së për Autoritetin Izraelito-Palestinez në periudhën 2017–2019, si dhe ka qenë shef shtabi në Komandën e Paqësorit.

Në aspektin akademik, ai është diplomuar në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara dhe ka përfunduar studime të avancuara në sigurinë kombëtare në Naval Postgraduate School. Wendt zotëron disa gjuhë të huaja, përfshirë arabishten dhe koreanishten.

Ky nuk është emërimi i parë i propozuar për të në një post diplomatik. Në mandatin e parë të Donald Trump, ai ishte sugjeruar për ambasador në Katar, por kandidatura nuk u finalizua në Senat.

Me këtë vendim, pritet që marrëdhëniet Shqipëri–SHBA të hyjnë në një fazë të re bashkëpunimi, në një kohë kur çështjet e sigurisë dhe stabilitetit rajonal mbeten prioritet për Uashingtonin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.