E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e kritikut të Putinit, Londra u ngrin asetet dy të dyshuarve
Bota

Vrasja e kritikut të Putinit, Londra u ngrin asetet dy të dyshuarve

Mbretëria e Bashkuar u ka ngrirë asetet dy rusëve të dyshuar për vrasjen e oficerit të Shërbimit Federal rus të Sigurisë, Aleksandr Litvinenko, në vitin 2006 në Londër.

Londra lëshoi urdhër për ngrirjen e aseteve të Andrei Lugovoit and Dmitry Kovtunit, sipas kushteve të Aktit të Anti-terrorizmit, Krimit dhe Sigurisë.

Më 21 janar, gjykatësi Robert Owen, i cili ka kryesuar hetimet e Qeverisë britanike për vrasjen e Litvinenkos, ka thënë se është i sigurt se Lugovoi dhe Kovtun e kanë vrarë Litvinenkon, duke i hedhur një dozë vdekjeprurëse të poloniumit 210 në çaj, gjatë një takimi më 1 nëntor të vittit 2006.

Litvinenko, i cili ka qenë kritik i zëshëm i presidentit rus, Vladimir Putin, ka vdekur disa ditë më vonë.

Lugovoi dhe Kovtun e mohojnë çdo përfshirje në vrasjen e Litvinenkos.

Megjithatë, hetuesit britanikë kanë gjetur gjurmë të poloniumit 210 në hotele, restorante dhe aeroplanin që ka përdorur Lugovoi.

Lugovoi thuhet se është trajtuar në Moskë për helmim nga rrezatimi, në vitin 2006.

Lugovoi, ish-agjent i KGB-së, është zgjedhur anëtar i Dumës shtetërore ruse në vitin 2007.

Putin i ka dhënë atij medaljen shtetërore për “shërbime për atdheun” në vitin 2015.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.