E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Horror në Lushnje, trupat e vdekur në varreza dalin në sipërfaqe!
Lajme

Horror në Lushnje, trupat e vdekur në varreza dalin në sipërfaqe!

Varrezat e 7 fshatrave të Lushnjës që ndodhen në Mazhaj janë përmbytur nga reshjet e ditëve të fundit.

Banorët janë alarmuar për këtë fenomen, që po dëmton varret e të afërmve të tyre

Të varrosësh të vdekurit në Mazhaj  të Lushnjës është e pamundur.  Uji në territorin e varrezave po nxjerr arkivolet  nga nëntoka.

Ky banor tregon se brenda ditës sapo kreu ritualin e fundit ndaj  njeriut të tij të ndjerë, u detyrua të derdhë beton për të rritur peshën sepse uji e nxorri në sipërfaqe.

Histori të tilla tregohen nga çdo familje në këtë fshat. Një tjetër banor tregon se është detyruar të zhvarros babanë e tij 30 vjet pas vdekjes për të njëjtën arsye.

Prifti i kishës në territorin e së ciles gjenden varrezat ishte i pari që dha alarmin. Për çdo rast vdekjeje, hidhërimi shoqërohet me frikën . Problemi është shkaktuar nga ky kanal kullues i cili nuk është pastruar vitet e fundit.  I mbuluar nga barishtet dhe kallama nuk funksion kullimi i tokës.
Territori i varrezave pastrohet vullnetarisht nga banorët e zonës. Bashkia nuk ka vendosur punëtorë për këtë proces.

Varrezat pranë kishes së Mazhajt janë ngritur rreth vitit 1817. Sot në siperfaqen e saj prej  16.752 metër katrorë kryejnë varrimet shtatë fshatra, pjesë e njësisë administrative të bashkisë Lushnje./abcnews.al

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.