Rama: Nuk çaj kokë për trollin e nacionalist turbo-folk të Prishtinës
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me debatin për Kosovën dhe raportet me Serbinë, duke iu përgjigjur ashpër kritikëve të tij në Prishtinë. Rama thotë se fakti që “Serbia e humbi Kosovën” është i pakundërshtueshëm, ndërsa i cilëson sulmet ndaj tij në rrjetet sociale si dëshmi se qëndrimi i tij për paqen dhe bashkëpunimin rajonal është i drejtë.
Postimi i Ramës në X:
Kam një laborator të shkëlqyer për të matur saktësinë e qëndrimeve të mia kur flas apo postoj për Serbinë: ushtrinë e trollëve nacionalistë turbo-folk nga Prishtina😍
Sa herë që ajo ushtri lëshohet nëpër rrjetet sociale për të shfryrë urrejtjen e verbër ndaj meje, e konsideroj detyrën time si kryeministër i këtij vendi të përmbushur me sukses, qoftë ndaj Shqipërisë, ndaj Kosovës apo ndaj paqes dhe bashkëpunimit rajonal🇦🇱🇽🇰🇪🇺🇷🇸
Edhe dje laboratori funksionoi në mënyrë të përsosur, me trollët që u lëshuan për të më rikonfirmuar si tradhtar, sepse thashë se Serbia e humbi Kosovën, gjatë ndërhyrjes sime në debatin dinjitoz të ditëve të fundit mes autoriteteve tona dhe atyre të Serbisë, mbi paprekshmërinë e lumit Ibër👍
Pra, qëndrimi im ishte i saktë, pasi në të gjithë atë ndërhyrje shteruese — e cila u mirëprit edhe nga vetë deputetja britanike Alicia Kearns, një mbështetëse e zjarrtë e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar — baza nacionaliste turbo-folk në Prishtinë u kap pas një fjalie të vetme, për të mos lejuar që ai qëndrim i qartë kundër provokimit të Serbisë t’i “çorientonte” fansat e turbo-folkut🤡
Fakti që Serbia e humbi Kosovën është thjesht një fakt, po aq përvëlues për nacionalistët turbo-folk në Beograd, sa është bezdisës për nacionalistët turbo-folk në Prishtinë, dhe rreshtimi i tyre i djeshëm në kundërshtimin patetik ndaj meje është thjesht një tjetër kompliment për diplomacinë e Shqipërisë, për Europën e Ballkanit 🇦🇱❤️🇪🇺
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


