E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nafta shtrenjtohet sërish, çmimi arrin në 215 lekë për litër
Ekonomi

Nafta shtrenjtohet sërish, çmimi arrin në 215 lekë për litër

Çmimi i naftës në Shqipëri ka pësuar një tjetër rritje, duke arritur në 215 lekë për litër në tregun me pakicë. Shtrenjtimi i fundit rikthen çmimin e karburantit mbi nivelin e 200 lekëve dhe pritet të rëndojë më tej kostot për qytetarët dhe bizneset.

Nga vëzhgimet në pikat e karburanteve rezulton se nafta, e cila deri së fundmi tregtohej me rreth 199 lekë për litër, tashmë kushton 215 lekë. Bëhet fjalë për një rritje prej 16 lekësh për litër, një ndryshim që reflektohet drejtpërdrejt te konsumatorët.

Rritja e çmimit në tregun vendas vjen në një periudhë kur tregjet ndërkombëtare të naftës vijojnë të karakterizohen nga luhatje të ndjeshme. Ndryshimet në bursat e huaja janë përcjellë edhe në tregun shqiptar, ku çmimet e karburanteve kanë pësuar disa ndryshime gjatë muajve të fundit.

Në periudhën mars-qershor, për shkak të situatës së paqëndrueshme të çmimeve, në Shqipëri funksionoi Bordi i Transparencës, i cili përcaktonte çmimet maksimale të shitjes për karburantet.

Me rritjen e fundit, nafta kalon sërish kufirin e 200 lekëve për litër, duke shtuar barrën financiare për drejtuesit e automjeteve. Efekti pritet të ndihet edhe te bizneset që kanë shpenzime të konsiderueshme për transportin, pasi rritja e kostos së karburantit mund të ndikojë në mënyrë zinxhir edhe te çmimet e produkteve dhe shërbimeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.