E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet arsenal armësh, municion dhe tritol në Laç
Lajme

Zbulohet arsenal armësh, municion dhe tritol në Laç

Dy persona janë arrestuar nga Policia në Lezhë dhe Kurbin pas dy rasteve të dhunës në familje, ndërsa kontrollet e kryera në banesat e tyre kanë çuar në zbulimin e një sasie armësh, municioni dhe lëndësh plasëse.

Në total, efektivët kanë sekuestruar 5 kallëpë tritoli, dy armë zjarri dhe municion luftarak. Njëra prej armëve është gjetur me fishek në fole.

Në Lezhë, në pranga ka rënë një 33-vjeçar me inicialet M. P., banues në qytet. Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së vëllait.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti 5 kallëpë tritoli, një pushkë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan si prova materiale.

Ndërkohë, në Kurbin është arrestuar G. K., 48 vjeç, banues në Mamurras. Sipas policisë, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.

Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit u zbulua një armë zjarri automatik, e cila ishte e mbushur me fishek në fole, si dhe municion luftarak.

Arrestimet u kryen pas ndërhyrjeve të Policisë së Lezhës dhe Kurbinit, pas njoftimeve të marra për raste të dhunës brenda familjes. Gjatë verifikimeve dhe kontrolleve të menjëhershme, efektivët zbuluan edhe sendet e kundërligjshme që mbaheshin në banesat e dy të arrestuarve.

Materialet e dy rasteve i janë referuar Prokurorisë së Lezhës, e cila do të vijojë procedurat përkatëse për veprat penale të dyshuara.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.