Shpërthim i fuqishëm në Shkodër, dyshohet për tritol
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mbrëmjen e sotme Shkodrën, duke vënë në lëvizje forcat e Policisë.
Ngjarja ka ndodhur në një banesë pranë godinës së Bashkisë së Shkodrës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se në shpërthim mund të jetë përdorur lëndë plasëse, konkretisht tritol, por ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.
Nga shpërthimi, paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale në banesë.
Menjëherë pas ngjarjes, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur verifikimet.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e shpërthimit, llojin e lëndës së përdorur dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
Deri në këto momente, nuk ka të dhëna zyrtare për autorët apo motivin e mundshëm të shpërthimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



