E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U sulmua fizikisht, zbardhet dëshmia e shefit të Krimeve në Sarandë
Lajme

U sulmua fizikisht, zbardhet dëshmia e shefit të Krimeve në Sarandë

Një incident i dhunshëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit të 16 gushtit në Sarandë, ku është sulmuar fizikisht shefi i Krimeve të qytetit, Mateo Bakalli.

Sipas të dhënave paraprake, Bakalli është përfshirë në një konflikt me disa persona, ndërsa gjatë përplasjes ka marrë goditje në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit. Pas incidentit, ai është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se zyrtari i policisë kishte hematoma në zonën e syrit dhe dëmtime të tjera, por pas marrjes së trajtimit mjekësor është larguar nga spitali.

Nga dëshmia e tij, ngjarja ka nisur në rrugën “Butrinti”, ku dy persona po debatonin dhe ishin përfshirë në një konflikt fizik. Bakalli ka deklaruar se ka ndërhyrë pasi është prezantuar si punonjës policie, por njëri prej personave e ka goditur me grusht.

“Kam ndërhyrë duke u prezantuar dhe njëri prej tyre më goditi me grusht”, ka deklaruar Bakalli.

Ndërkohë, burime të tjera paraprake bëjnë me dije se incidenti mund të ketë ndodhur në ambientet e një lokali, ku zyrtari i policisë ka ndërhyrë për të ndaluar një konflikt dhe për të mbrojtur persona që po dhunoheshin. Në lidhje me këtë version, policia ka shoqëruar rreth 15 persona në Komisariatin e Sarandës, ndërsa priten të përcaktohen përgjegjësit pas verifikimit të plotë të rrethanave.

Deri në këto momente, dinamika e plotë e ngjarjes dhe motivet që çuan në përplasjen fizike nuk janë bërë ende të qarta. Hetuesit po punojnë për të mbledhur dëshmitë dhe provat e nevojshme, si dhe për të përcaktuar nëse sulmi ndaj Bakallit ka qenë i lidhur drejtpërdrejt me detyrën e tij apo ka ardhur si pasojë e konfliktit të momentit.

Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave përgjegjës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.