E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga Bora Zemani te Alketa Vejsiu, ç’po ndodh me ‘merkaton’ televizive?
Lajme

Nga Bora Zemani te Alketa Vejsiu, ç’po ndodh me ‘merkaton’ televizive?

Kush rikthehet, kush largohet dhe cilat janë lëvizjet e reja në ekran?

Sezoni i ri televiziv, që pritet të nisë në muajin shtator, po shoqërohet me lëvizje të shumta në televizionet shqiptare. Ndryshime rolesh, rikthime të emrave të njohur dhe largime nga ekranet pritet të jenë pjesë e panoramës së re televizive.

Ndërsa te Klan situata duket më e stabilizuar dhe nuk përfliten ndryshime të mëdha në radhët e figurave kryesore, te Top Channel pritet një sezon me më shumë lëvizje.

Një prej ndryshimeve që po tërheq vëmendje lidhet me Ronaldo Sharkën. Ai pritet të marrë një rol të rëndësishëm në “Për’puthen”, ku krahas angazhimit në program mësohet se do të ketë edhe autorësinë e formatit.

Drejtimi i emisionit të dashurisë pritet t’i besohet Heidi Bacit.

Ronaldo Sharka në krye të “Për’puthen”, ja çfarë përflitet për rolin e tij

Kalimi i Ronaldos në një rol më të rëndësishëm në “Për’puthen” ka ngjallur diskutime, veçanërisht për faktin se deri tani ai nuk është identifikuar me një profil të konsoliduar në një fushë të caktuar televizive.

Megjithatë, në prapaskenat e televizionit qarkullojnë zëra se në këtë vendim mund të ketë ndikuar edhe Grida Duma, përmes marrëdhënies së saj të afërt me Arjan Currin.

Kjo afërsi është përmendur edhe në raste të mëparshme. Kur në programin e saj trajtoheshin tema apo ngjarje të pazakonta, Grida Duma kishte zgjedhur Ronaldon si opinionist, edhe pse çështjet në fjalë nuk lidhej drejtpërdrejt me një profil të tillë.

Arjan Konomi rikthehet te “Për’puthen”, në panel përflitet edhe Erjola Doçi

Një tjetër ndryshim i pritshëm në “Për’puthen” është rikthimi i Arjan Konomit në rolin e opinionistit.

Por Konomi mund të mos jetë i vetmi emër në panel. Mes emrave që përfliten për këtë pozicion është edhe Erjola Doçi.

Kohët e fundit, Doçi është shfaqur në rrjetet sociale në një tjetër profil, duke ndarë përmbajtje nga kuzhina dhe duke tërhequr vëmendje me paraqitjen e saj.

Në sezonin e ri, megjithatë, ajo pritet të kalojë nga përmbajtjet e kuzhinës në një rol krejt tjetër televiziv, duke u ulur në panelin e opinionistëve të “Për’puthen”.

Bora Zemani largohet nga Top Channel? Ja çfarë po ndodh me “Ferma VIP”

Një prej zhvillimeve më të komentuara është edhe e ardhmja televizive e Bora Zemanit.

Prezantuesja, e cila për një periudhë të gjatë ka qenë një prej figurave të rëndësishme të Top Channel, duket se nuk do të jetë pjesë e televizionit gjatë sezonit të ri.

Në treg kanë qarkulluar zëra se Bora Zemani mund të marrë drejtimin e “Ferma VIP” në Vizion Plus. Megjithatë, burime pranë televizionit bëjnë me dije se deri tani nuk ka një ofertë konkrete nga Vizion Plus për prezantuesen.

Për këtë arsye, mundësia që Bora Zemani të jetë në krye të “Ferma VIP” mbetet më shumë një skenar i përfolur në treg sesa një lëvizje e konfirmuar.

Selin Bollati drejt “Portokalli”? Top Channel ndryshon edhe kastin e humorit

Pas eksperiencës së saj në “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati duket se mund të vijojë bashkëpunimin me Top Channel.

Fituesja e këtij sezoni të reality show-t përflitet si një prej emrave të rinj që mund t’i bashkohen “Portokalli”, ku pritet të ketë rolin e bashkëprezantueses.

Ende nuk është bërë e qartë se cilin prej emrave aktualë do të zëvendësojë Selin.

Në prapaskenat e televizionit flitet se Nevina Shtylla mund të spostohet, duke i hapur rrugë hyrjes së Selin Bollatit në program.

Ndërkohë, Kiara Tito pritet të vijojë në të njëjtin pozicion edhe gjatë sezonit të ri. Ndryshimi tjetër i rëndësishëm në “Portokalli” lidhet me rikthimin e Agron Llakajt, i cili pritet të zërë vendin e Salsano Rrapit pas shumë vitesh larg formatit.

Arbana Osmani pas “Ferma VIP”: mungesa që ka hapur pikëpyetje

Në diskutimet për sezonin e ri televiziv është përfshirë edhe Arbana Osmani.

Mungesa e saj pas përfundimit të “Ferma VIP” nuk duket se lidhet vetëm me një periudhë pushimesh. Sipas informacioneve që qarkullojnë në treg, situata është shoqëruar edhe me hatërmbetje mes Arbanës dhe Olta Dulakut.

Një prej elementeve që ka ushqyer këto zëra është edhe kërkimi i Vizion Plus për një tjetër emër që mund të drejtonte “Ferma VIP”.

Fillimisht, televizioni i është drejtuar Adi Krastës, i cili nuk ka pranuar ofertën. Më pas, oferta i është bërë Alketës Vejsiu.

Megjithatë, Alketa pritet të vijojë bashkëpunimin me Klan gjatë sezonit të ri, ku do të drejtojë “X Factor”, duke mos e pranuar ofertën e Vizion Plus.

Alketa Vejsiu në “Big Brother VIP”? Ja çfarë po përflitet

Emri i Alketës Vejsiu është përmendur edhe në lidhje me “Big Brother VIP”, ku është hedhur ideja se ajo mund të shfaqet si opinioniste.

Ky informacion, megjithatë, nuk është i konfirmuar.

Sipas zërave që qarkullojnë, Alketa mund të jetë e ftuar në disa episode në këtë rol, por nuk bëhet fjalë për një angazhim të përhershëm si opinioniste e formatit.

Në të njëjtën kohë, prezantuesja duket se synon të vijojë rrugëtimin e saj profesional krah Vera Grabockës, me të cilën ka bashkëpunuar prej vitesh, deri në fund të karrierës së regjisores së njohur.

Monika Kryemadhi rikthehet në “Big Brother VIP”, pikëpyetje për Arbër Hajdarin

Edhe paneli i opinionistëve të “Big Brother VIP” pritet të ketë ndryshime.

Monika Kryemadhi përflitet se do të rikthehet në rolin e opinionistes, pasi angazhimi i saj në këtë pozicion duket se është vlerësuar pozitivisht.

Më e paqartë paraqitet situata e Arbër Hajdarit.

Për të janë ngritur pikëpyetje për shkak të angazhimeve dhe ambicieve të tij politike, veçanërisht synimit për të garuar për postin e kryebashkiakut të Tiranës, në një periudhë kur zgjedhjet lokale po afrohen.

Te Klan pritet stabilitet, ndërsa Top Channel hyn në sezon me lëvizje

Ndryshe nga Top Channel, ku priten disa ndryshime në formate dhe role, te Klan situata duket më e qëndrueshme.

Figurat kryesore të televizionit konsiderohen të konsoliduara dhe, të paktën sipas zërave aktualë, nuk priten hyrje apo largime të rëndësishme.

Nëse këto lëvizje do të konkretizohen apo do të mbeten vetëm pjesë e merkatos televizive, përgjigjen pritet ta japë sezoni i ri që nis në shtator.

Me rikthime si ai i Arjan Konomit, emra të rinj në formate si Selin Bollati, ndryshime të mundshme në “Big Brother VIP” dhe “Portokalli”, si dhe me largimin e mundshëm të Bora Zemanit nga Top Channel, sezoni i ri pritet të sjellë një panoramë dukshëm të ndryshme në ekranet shqiptare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.