Arrestohet babai agresiv në Divjakë
Dhunonte 3 fëmijët dhe gruan
Një 36-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Lushnjes pasi ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijëve.
Policia bën të ditur se Xhevair Prendi, u ndalua “pasi në mënyre të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases M.P, 35 vjeçe dhe ndaj 3 fëmijëve të tij”
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



