E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Make Albania Affordable
OP-ED

Make Albania Affordable

Nuk ka nevoje te shikosh te dhenat e Eurostat ku nenvizohet se cmimet e ushqimeve ne Shqiperi jane rritur 5 here me shume se mesatarja europiane.

Mjafton te maresh mundimin te besh nje xhiro, sidomos pergjate fundjave ne zonat kufitare dhe do shikosh dyzina njerezish nga Veriu i Shqiperise qe dunden per te bere pazar ne Prizren, madje shumica vizitohen ne spital ne Prishtine, madje kane filluar dhe makinat i cojne te mekaniket ne Kosove; E njejta situate eshte edhe me jugun qe zbarkon ne Janine apo Igumenice; po ashtu dhe Shkodra ne Mal te Zi; vetem Vlora nuk ka cfare ti beje detit…..
Eshte e tragjike dhe e trishte njekohesisht, po neqoftese do te behej nje ndarje e ndershme territoriale bazuar ne kritere ekonomike sipas standarteve te BE do ishte e udhes qe Kukesi te ishte ne nje zone me Prizrenin, Shkodra me minmumi me Tuzin,e Saranda me Gjirokastren nuk po na e ze goja, po e kuptoni vete….
Make Albania Affordable mund te duket ide e vjedhur nga Mandami, mund te duket majtiste apo sorosiste, por eshte imperative. Mund te duket dhe utopike se qe te ulem cmimet duhet te funksionoje , por serish kjo levizje duhet te filllloje se rruges do kuptohen dhe gjithe gabimet, difektet, sigurisht bashke me vjedhjet dhe korrupsionin….Make Albania Affordable nuk eshte thjesht nje parrulle, por eshte nje pasqyre dhe nje mekanizem njekohesiht per te pare, evidentuar dhe ne te njeten kohe per te korrektuar llumin, korrupsionin si gjithe paaftesine e qeverisjes. Fundja fundit keshtu si ka ardhur puna eshte e vetmja menyre jo thjesht per te ulur varferine, jo vetem per luftuar shpopullimin, por dhe per ta mbajtur kete vend te bashkuar territorialisht….Ndryshe endrra e Haxhi Qamilit do te plotesohet shume shpejt!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.