Blerta Ruçi shpërthen ndaj Joz Markut pas sherrit me Edi Kuçin
“A duhet me i kap të gjithë me shpulla, do vish rrifemi bashkë?”
Pas videos së bërë virale në rrjet, ku shfaqet një përplasje mes Joz Markut dhe Eduard Kuçit, ka reaguar edhe Blerta Ruçi, e cila ka zgjedhur një ton të ashpër dhe ironik ndaj Jozit.
Përmes një postimi në Instagram, Blerta Ruçi i është drejtuar drejtpërdrejt Joz Markut, duke komentuar pamjet e konfliktit dhe sjelljen e tij.
“Ore ço ky Jozi ore, a kënon ky a o boksier, ça o ta dimë”, shkruan Blerta në reagimin e saj.
Ajo vijon duke ironizuar situatën dhe mënyrën se si, sipas saj, Jozi është përfshirë në përplasjen e bërë publike:
“Po pse ore Jozo, sa na shajnë rrjetet sociale, a duhet me i kap të gjithë me shpulla? Të paktën lajmëroje, o pabesi, se pabesi agresivi o i fort gjithmonë”.
Në vijim të reagimit, Blerta Ruçi e sfidon në mënyrë ironike Jozin, duke shkruar:
“A do vish rrifemi bashkë?”
Postimi shoqërohet edhe me emoji duke i dhënë reagimit një ton provokues dhe ironik.
Por Blerta nuk ndalet me kaq. Në pjesën e fundit të story-t, ajo vijon me kritikat ndaj Joz Markut, duke shkruar:
“Kulmi s’ka has noj hund lesh ktej nga Shqipëria ky, se këtyre u lepihet ky. Sa turp, as koleg si thuhet këtij jo”.
Reagimi i Blerta Ruçit vjen në një moment kur videoja e konfliktit mes Joz Markut dhe Eduard Kuçit po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale dhe ka shkaktuar një valë reagimesh.
Në pamjet e publikuara pretendohet se Jozi godet me shpullë Eduard Kuçin, ndërsa më pas situata përshkallëzohet në një përplasje fizike. Megjithatë, videoja që qarkullon është vetëm një fragment dhe nuk tregon të gjithë dinamikën e ngjarjes, ndaj mbeten të paqarta rrethanat që kanë paraprirë konfliktin.
Me reagimin e saj, Blerta Ruçi i bashkohet debatit të krijuar rreth përplasjes, duke e vënë publikisht Joz Markun në qendër të kritikave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




