E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Hakmarrja nuk ka datë skadence”, babai i Edit i vë “flakën” rrjetit me reagimin e tij
Lajme

“Hakmarrja nuk ka datë skadence”, babai i Edit i vë “flakën” rrjetit me reagimin e tij

Përplasja mes Joz Markut dhe Edi Kuçit vijon të tërheqë vëmendjen e publikut, ndërsa pamjet e konfliktit fizik mes tyre kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Në një zhvillim të ri, në qendër të vëmendjes ka kaluar edhe babai i Edi Kuçit. Ai ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqet një tatuazh me shprehjen “Hakmarrja nuk ka datë skadence”.

Mesazhi është interpretuar si një reagim ndaj asaj që i ka ndodhur të birit dhe ndaj përplasjes me Joz Markun dhe personat që ndodheshin me të. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse postimi përbën një paralajmërim konkret apo është thjesht një mënyrë për të shprehur revoltën dhe qëndrimin e tij pas incidentit.

Konflikti mes dy personazheve ka marrë përmasa të mëdha në rrjet pas publikimit të videos ku Edi Kuçi shfaqet i rrethuar nga disa persona, ndërsa në pamje duket edhe Joz Marku.

Vetë Kuçi ka reaguar më herët përmes rrjeteve sociale, duke publikuar një pjesë të videos dhe duke iu referuar situatës me shprehjen “15 me 1”, duke lënë të kuptohet se gjatë incidentit ka qenë i vetëm përballë një grupi personash.

Ndërkohë, për ngjarjen është raportuar edhe ndërhyrja e autoriteteve në Kosovë. Prokuroria Themelore në Pejë ka hapur rast lidhur me incidentin dhe është raportuar se është kërkuar arrestimi i Joz Markut për veprën penale të “Lëndimit të lehtë trupor”.

Publikimi i babait të Edi Kuçit ka rikthyer kështu debatin mbi përplasjen, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë reagime të tjera nga palët e përfshira apo zhvillime të reja lidhur me rastin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.