E hënë, 26 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhunoi Eduart Kuçin, zbardhet dëshmia Jozefin Markut
Lajme

Dhunoi Eduart Kuçin, zbardhet dëshmia Jozefin Markut

“E kam kryer në gjaknxehtësi e sipër”

Detaje të reja janë mësuar nga seanca me dyer të mbyllura që u zhvillua këtë të mërkurë për këngëtarin Jozefin Marku dhe të afërmin e tij, Kristjan Nikolli, të dy nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Dy të rinjtë akuzohen për përfshirje në ngjarjen ku u dhunua Eduart Kuçi, ish-konkurrent i “Për’puthen”. Gjatë seancës gjyqësore, të dy kanë dhënë versionet e tyre për rrethanat e ngjarjes dhe akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Sipas dëshmisë së bërë para gjykatës, Jozefin Marku ka pranuar se e ka goditur Kuçin, por e ka cilësuar veprimin si një reagim të kryer në gjaknxehtësi. Ai ka pretenduar se përplasja ka ardhur pas fyerjeve që, sipas tij, Kuçi i kishte bërë familjes së tij në rrjetet sociale.

“Kërkoj ndjesë për veprimin. E kam kryer në gjaknxehtësi e sipër. Nuk e njihja më parë Eduard Kuçin. E kam njohur në rrjetet sociale, ku më ka sharë familjen. E kam goditur vetëm një herë me shpullë, duke i thënë të më kërkojë falje që më ka sharë familjen”, mësohet të ketë deklaruar Marku.

Ndërkohë, Kristjan Nikolli ka mohuar të ketë qenë i pranishëm në vendin ku ndodhi përplasja. Para gjykatës, ai ka deklaruar se në mbrëmjen kur ndodhi ngjarja ndodhej në një dasmë dhe se nuk kishte qenë në vendngjarje.

Nikolli ka folur gjithashtu për municionin e gjetur gjatë kontrollit në banesën e tij. Sipas deklarimit të tij, fishekët ishin të ndryshkur dhe, për rrjedhojë, në gjendje të papërdorshme.

“Unë atë natë që ka ndodhur ngjarja kam qenë në një dasmë, nuk kam qenë prezent në vendngjarje. Unë Jozin e kam mik, këtë e dinë të gjithë. Fishekët që keni gjetur në shtëpinë time ishin të ndryshkur, nuk e di përse ishin aty”, mësohet të ketë dëshmuar Kristjan Nikolli.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Markun dhe Nikollin. Hetimet vijojnë për të dokumentuar rrethanat e plota të konfliktit dhe rolin që dyshohet se ka pasur secili prej tyre në ngjarje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.