E hënë, 26 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I arrestuari dëmton dhomën e ndalimit, pezullohen tre efektivë policie
Lajme

I arrestuari dëmton dhomën e ndalimit, pezullohen tre efektivë policie

Tre punonjës të Policisë së Sarandës janë pezulluar nga detyra pas një incidenti të regjistruar në ambientet e dhomave të ndalimit të komisariatit, ku një person i arrestuar ka shkaktuar dëmtime.

Sipas Policisë së Vlorës, shtetasi me inicialet D. S. ishte ndaluar në zbatim të një vendimi gjykate, për disa vepra penale, dhe ishte vendosur në dhomat e paraburgimit të komisariatit.

Gjatë qëndrimit aty, D. S. ka shfaqur probleme të gjendjes emocionale dhe sjellje agresive. Në një moment, ai ka dëmtuar kamerën e sigurisë në dhomë, tavanin, si dhe disa orendi, konkretisht një karrige dhe një tavolinë.

Për shkak të gjendjes së tij, në komisariat është thirrur urgjenca mjekësore. I arrestuari ka marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe Prokuroria dhe janë kryer procedurat përkatëse.

Në fokus të verifikimeve kanë kaluar edhe punonjësit e policisë që ndodheshin në shërbim në momentin e incidentit.

Tre efektivë janë pezulluar nga detyra, pasi dyshohet se nuk kanë ndërhyrë në kohë për të parandaluar dëmtimin e kamerës dhe orendive nga personi i arrestuar.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka nisur hetimin administrativ për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e punonjësve të përfshirë.

Ndërkohë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ndaj tre efektivëve është nisur edhe procedura disiplinore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.