E hënë, 26 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas humbjes së Vuçiç, serbët përzënë trupat speciale që ‘shembën’ në dru protestuesit
Bota

Pas humbjes së Vuçiç, serbët përzënë trupat speciale që ‘shembën’ në dru protestuesit

Kalaja paralajmëron Ramën: “Tik-tak, tik-tak”

Pamjet nga Beogradi, ku protestuesit përzënë trupat speciale të policisë pas ushtrimit të dhunës, kanë shërbyer si pikënisje për një reagim të ashpër të Adriana Kalasë, e cila e ka drejtuar mesazhin e saj kundër kryeministrit Edi Rama dhe policisë shqiptare.

Në videon e publikuar shihen protestuesit që i detyrojnë trupat speciale të largohen, duke i ndjekur me hunj. Skenat tregojnë tërheqjen e efektivëve përballë zemërimit të qytetarëve, në një moment që përcjell tensionin e krijuar pas përplasjeve dhe dhunës së ushtruar gjatë protestave në Serbi.

Pamjet janë shpërndarë nga Kalaja, e cila i ka shoqëruar me një mesazh të drejtpërdrejtë për pushtetin në Tiranë. Ajo e lidh situatën me zhvillimet politike në Shqipëri dhe me denoncimet për dhunë policore gjatë protestave kundër qeverisë Rama.

“Për pak ditë, kështu do përfundoni ju, bastardë që zbatoni urdhra të paligjshëm, të atij mazokistit që i merr dritën e syve të riut, ndërkohë mburret se e çoi unë jashtë dhe perversit që ka mohuar fëmijën e tij e ka akuzuar të atin”, shkruan Kalaja në Facebook.

Në vijim, ajo e mbyll reagimin me një paralajmërim të përsëritur, duke lënë të kuptohet se edhe në Shqipëri mund të ketë pasoja politike nga pakënaqësia e qytetarëve ndaj qeverisë.

“Ka kaq. Tik tak. Tik tak. Tiiiiiiiiik taaaaaaaaak…”, përfundon postimi i saj.

Përmes pamjeve nga Beogradi, ajo përcjell një paralajmërim për Ramën dhe efektivët që, sipas saj, zbatojnë urdhra të paligjshëm.

Tërheqja e trupave speciale përballë protestuesve në Serbi bëhet kështu një simbol në mesazhin politik të Kalasë: pushteti dhe forcat e rendit nuk mund ta injorojnë pafundësisht zemërimin qytetar, ndërsa mënyra se si policia sillet ndaj protestuesve mund të ndikojë drejtpërdrejt në përshkallëzimin e krizës politike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.