Gjenden sende të ndaluara në burgun e Reçit dhe të Burrelit
Një aksion kontrolli është zhvilluar që në orët e para të mëngjesit të sotëm në dy institucione të ekzekutimit të vendimeve penale në vend.
Sipas burimeve për mediat, strukturat e AMSEVP kanë nisur kontrolle në IEVP-në e Reçit dhe në burgun e Burrelit, në kuadër të një operacioni që synon verifikimin e ambienteve dhe sendeve që ndodhen në posedim të të dënuarve.
Gjatë kontrolleve të kryera deri tani, mësohet se janë konstatuar dhe sekuestruar sende të ndaluara te disa të burgosur.
Aksioni vijon, ndërsa pritet që në orët në vazhdim të dalin të dhëna të tjera lidhur me rezultatet e kontrolleve dhe sendet e gjetura në dy institucionet e vuajtjes së dënimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



