“Nami” në rrjet, Ylli Limani në lidhje dashurie me Sara Kolamin?
Yll Limani është bërë sërish objekt diskutimi në rrjetet sociale, por këtë herë në qendër nuk është muzika, por jeta e tij sentimentale.
Postimet e fundit në Instagram kanë ngjallur kureshtje te ndjekësit, pasi disa detaje të publikuara veçmas nga këngëtari dhe blogerja Sara Kolami duket se lidhen me të njëjtat vende.
Dyshimet për një raport të mundshëm mes tyre janë shtuar pas disa fotografive dhe pamjeve të publikuara në rrjetet sociale. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar një lidhje, ndjekësit kanë vënë re disa përputhje që kanë mjaftuar për të nxitur aludimet.
Një prej detajeve që ka tërhequr vëmendjen lidhet me restorantin “Luciano’s”. Në një nga postimet e Sarës shihet emri i restorantit në pjatën e servirur, ndërsa edhe Yll Limani ka publikuar më herët pamje nga një ambient me të njëjtin emër.
Kureshtja është shtuar edhe nga vendndodhja e një prej postimeve të këngëtarit. Ylli ka treguar se ndodhej në Porto Cervo, në Costa Smeralda të Sardenjës, ndërsa përputhja e kësaj zone me detajet e postimeve të Sarës ka bërë që në rrjet të ngrihen pikëpyetje të tjera.
Për ndjekësit, kombinimi i destinacionit dhe ambienteve të njëjta është interpretuar si një sinjal se dy personazhet mund të kenë qenë së bashku gjatë kësaj periudhe.
Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim nga Yll Limani apo Sara Kolami për një lidhje mes tyre. Për rrjedhojë, këto mbeten vetëm aludime të bazuara në postimet dhe detajet që të dy kanë ndarë publikisht në rrjetet sociale.
Nëse bëhet fjalë për një rastësi apo nëse dyshja po e shijon një romancë larg syrit të publikut, mbetet për t’u parë. Një konfirmim i drejtpërdrejtë mund të vijë vetëm nga vetë protagonistët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





