Lëvizje në Policinë e Korçës, ndryshohet Shefi i Qarkullimit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka bërë ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë së Korçës.
Kryekomisari Mark Gjonmarku është emëruar në krye të Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Korçë, duke zëvendësuar Klemend Pikulin, i cili e ka drejtuar këtë sektor për më shumë se dy vite.
Gjonmarku vjen në këtë detyrë pas drejtimit të Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Berat.
Ndërkohë, Klemend Pikuli nuk largohet nga strukturat e Policisë së Shtetit. Ai është emëruar në një detyrë të re pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Ndryshimet në drejtimin e Qarkullimit Rrugor në Korçë vijnë në kuadër të riorganizimeve të fundit në strukturat e Policisë së Shtetit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



