E shtunë, 7 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mozzik shpërthen pas “Marshit për Liri”: M’u sha nëna, gruaja dhe vajza
Lajme

Mozzik shpërthen pas “Marshit për Liri”: M’u sha nëna, gruaja dhe vajza

Pjesëmarrja e Mozzik në “Marshin për Liri” në Prishtinë ka sjellë një reagim të fortë nga reperi, i cili ka vendosur të përgjigjet publikisht ndaj kritikave që, sipas tij, janë shoqëruar edhe me ofendime ndaj familjes së tij.

Pas përfundimit të marshimit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë, Mozzik ka treguar se ka lexuar komente të shumta në artikujt që pasqyronin pjesëmarrjen e tij.

Sipas reperit, disa prej tyre nuk janë kufizuar vetëm te kritikat ndaj tij, por kanë prekur edhe njerëzit e tij më të afërt.

“M’u kish sha nana, gruaja, vajza, familja e fisi, veç pse dola në marsh”, shkruan Mozzik në reagimin e tij.

Reperi pretendon se ka kontrolluar edhe profilet e personave që kishin lënë komentet dhe se një pjesë e tyre rezultonin, sipas tij, si llogari të rreme.

Mozzik i ka lidhur këto reagime me persona që, në këndvështrimin e tij, nuk kanë qenë pjesë e marshimit.

“Këta janë pikërisht ata që nuk dolën në protestë. Këta janë e keqja e këtij vendi. Këta janë pjellë e Beogradit”, shprehet ai.

Në vijim të reagimit, reperi ka ashpërsuar gjuhën edhe ndaj atyre që nuk mbështesin UÇK-në, duke u kërkuar të mos bashkohen me kauzën kur e shohin të nevojshme.

“Largohuni prej rreshtit tonë. Nuk na duheni as sot me u rreshtu me ne. Nuk jeni rreshtu kurrë me ne, e as nuk keni me u rreshtu kurrë”, shkruan Mozzik.

Në mesazhin e tij, reperi rikthen në vëmendje edhe pasojat e luftës së Kosovës, duke përmendur vuajtjet e shqiptarëve dhe familjet që humbën njerëzit e tyre.

Në fund, ai ka bërë homazh për dëshmorët, ndërsa një pjesë e veçantë e reagimit lidhet me datën 16 shtator.

Mozzik shprehet me shpresë se në këtë datë mund të ndodhë një zhvillim që, sipas tij, do të mbetet i shënuar në histori.

Reagimi vjen pas një prej daljeve publike më të forta të reperit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.