E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jatagani alarmoi policinë dhe po i priste që ta arrestonin (VIDEO)
Lajme

Jatagani alarmoi policinë dhe po i priste që ta arrestonin (VIDEO)

Armand Jatagani është personi i arrestuar nga policia pas alarmit të rremë për bombë në shkollën “Emin Duraku” në Tiranë, mëngjesin e sotëm.

Pak para arrestimit, 47-vjeçari kishte publikuar video në rrjetet sociale, ku pretendonte se kishte njoftuar policinë për një bombë në shkollë.

Në pamjet e publikuara prej tij, Jatagani shprehej se ndodhej pranë shkollës dhe po priste mbërritjen e efektivëve, duke e paraqitur veprimin si një denoncim ndaj asaj që e cilësonte “terrorizëm”.

“Jam tek shkolla për të denoncuar faktin e terrorizmit. Të shikojmë se për sa do të vijnë. Ju bëj thirrje që çdo prind të bëjë të njëjtin veprim për të mbrojtur fëmijën e vetë. Tani të shikojmë për sa vjen patrulla për terrorizëm. Trafik nuk ka, rrugët janë bosh”, shprehej 47-vjeçari në video.

Pas alarmit, strukturat e policisë kanë ndërhyrë për të verifikuar situatën, ndërsa Jatagani është vënë në pranga.

Ngjarja shkaktoi shqetësim në shkollën “Emin Duraku”, ndërsa autoritetet vijojnë procedurat lidhur me rastin dhe përgjegjësinë e 47-vjeçarit për alarmimin e rremë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.