Plagosje me thikë në Tiranë, autori në kërkim
Një person është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme pranë shkollës “Petro Nini” në Tiranë. I plagosuri ka marrë një goditje në bark dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Ngjarja ka ndodhur në rrethana që ende nuk janë bërë të qarta, ndërsa autori i dyshuar është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Policia ka arritur ta identifikojë të dyshuarin dhe ka ngritur pika kontrolli në zona të ndryshme me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tij.
Deri në këto momente nuk janë bërë të ditura shkaqet e konfliktit që çoi në plagosjen me thikë, ndërsa autoritetet nuk kanë publikuar identitetet e personave të përfshirë.
Në kuadër të hetimeve, policia ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonën përreth shkollës “Petro Nini”. Materialet filmike pritet të ndihmojnë grupin hetimor për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të dokumentuar rrethanat e plagosjes.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


