E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet 43-vjeçari në Bërxullë, iu gjet pistoletë me 7 fishekë
Lajme

Arrestohet 43-vjeçari në Bërxullë, iu gjet pistoletë me 7 fishekë

Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet në terren në kuadër të operacionit të koduar “Risku”, duke finalizuar me arrestimin në flagrancë të një 43-vjeçari në zonën e Bërxullës. I ndaluari, Juljan Koni, u kap gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e tij, ku u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe 7 fishekë, të cilat dyshohet se i posedonte në mënyrë të paligjshme.

Ky operacion vjen vetëm një javë pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën 50-vjeçari Edmond (Ali) Sula, ndërsa autoritetet po punojnë për të parandaluar përfshirjen e personave të armatosur në incidente të tjera kriminale.

Sipas policisë, arrestimi u krye në kushtet e flagrancës, ndërsa ndaj 43-vjeçarit rëndon akuza për “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Veprimet u ndërmorën nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, të cilët po vijojnë kontrollet dhe verifikimet në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme ligjore, ndërsa operacioni pritet të shtrihet edhe në ditët në vijim me fokus identifikimin e elementëve që paraqesin rrezik për sigurinë publike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.