E diel, 29 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, GJKKO jep dënimet për 7 të pandehurit
Lajme

Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, GJKKO jep dënimet për 7 të pandehurit

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin për shtatë të pandehurit e dosjes “Revanshi”, duke caktuar dënime të ndryshme për Durim Bamin, Altin Morinën, Aldo Avdylin, Jozi Krajën, Edson Jozwikun, Henerigert Mitrin dhe Oltion Zefin.

Vendimi është marrë më 14 shtator 2026, me trupin gjykues të përbërë nga gjyqtaret Alma Kodraliu, Engjëllushe Tahiri dhe Rudina Palloj. Çështja është shqyrtuar me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Në përfundim, dënimi më i lartë i dhënë nga GJKKO është ai ndaj Oltion Zefit, ndërsa Durim Bami është dënuar për disa episode të ndryshme, përfshirë sigurimin e kushteve për vrasje, krijimin dhe drejtimin e grupit të strukturuar kriminal dhe kultivimin e bimëve narkotike.

Sa u dënuan 7 të pandehurit

Durim Bami është dënuar me 16 vite burgim në bashkim të dënimeve, por pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar dënimi përfundimtar është caktuar në 10 vite e 8 muaj burgim.

GJKKO e ka deklaruar fajtor për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes në dëm të shtetasit A.N., në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal. Për këtë akuzë, dënimi është 8 vite burgim.

Bami është deklaruar fajtor edhe për krijimin, drejtimin apo organizimin e një grupi të strukturuar kriminal në lidhje me veprat penale kundër jetës, për të cilën është dënuar me 3 vite burgim.

Gjykata e ka shpallur gjithashtu fajtor për kultivimin e bimëve narkotike, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, duke e dënuar me 10 vite burgim. Për krijimin, drejtimin apo organizimin e grupit të strukturuar kriminal në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike, është dhënë një tjetër dënim prej 3 vitesh burgim.

Në një prej episodeve të akuzës për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për vrasje, në dëm të shtetasve T.Xh. dhe E.M., Bami është deklaruar i pafajshëm.

Pas bashkimit të dënimeve, GJKKO caktoi 16 vite burgim, ndërsa në zbatim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimi përfundimtar u reduktua në 10 vite e 8 muaj burgim. Vuajtja e dënimit nis nga dita e arrestimit dhe do të kryhet në burg të sigurisë së lartë.

Oltion Zefi është dënuar me 10 vite burgim pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar. Fillimisht, në bashkim të dënimeve, GJKKO caktoi 15 vite burgim.

Zefi është shpallur fajtor për trafikimin e narkotikëve, të kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë të grupit të strukturuar kriminal, vepër për të cilën u dënua me 13 vite burgim.

Ai është deklaruar fajtor edhe për organizimin e një grupi të strukturuar kriminal, për të cilën u dënua me 4 vite burgim. Gjykata i bashkoi dënimet në 15 vite dhe, në bazë të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, caktoi masën përfundimtare në 10 vite burgim.

Për Zefin, dënimi do të vuhet në burg të sigurisë së lartë, ndërsa ekzekutimi i tij do të nisë pasi të arrestohet për efekt të zbatimit të vendimit.

Edson Jozwik, i njohur gjithashtu si Edson Pjetri dhe Edmir Pjetri, është dënuar për trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Për trafikimin e narkotikëve, GJKKO e ka dënuar me 12 vite burgim, ndërsa për pjesëmarrjen në grupin e strukturuar kriminal me 2 vite burgim.

Pas bashkimit të dënimeve, masa ishte 12 vite burgim dhe, pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar është 8 vite burgim. Edhe në rastin e tij, vuajtja e dënimit do të kryhet në burg të sigurisë së lartë dhe afati llogaritet nga dita e arrestimit.

Henerigert Mitri është dënuar për kultivim të bimëve narkotike, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre.

Për kultivimin e bimëve narkotike, në formën e bashkëpunimit të veçantë të grupit të strukturuar kriminal, gjykata ka dhënë 8 vite burgim.

Për pjesëmarrjen në grupin e strukturuar kriminal, Mitri është dënuar me 2 vite burgim, ndërsa për shpërdorimin e detyrës, sipas nenit 248 të Kodit Penal, me 1 vit burgim.

Pas bashkimit të dënimeve, masa u caktua në 8 vite burgim. Me aplikimin e nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimi përfundimtar është 5 vite e 4 muaj burgim.

Edhe për Mitrin, dënimi do të kryhet në burg të sigurisë së lartë dhe afati nis nga dita e arrestimit.

Altin Morina është dënuar për kultivim të bimëve narkotike, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe mbajtje pa leje të armëve.

Për kultivimin e bimëve narkotike, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Morina është dënuar me 8 vite burgim.

Për pjesëmarrjen në grupin e strukturuar kriminal është dënuar me 2 vite burgim, ndërsa për mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit, në formën e mbajtjes së armëve në automjete pa lejen e organeve kompetente shtetërore, me 5 vite burgim.

GJKKO ka vendosur ndërkohë pushimin e çështjes penale ndaj Morinës për akuzën që lidhej me mbajtjen e municioneve luftarake pa leje.

Në bashkim të dënimeve, Morina u dënua me 10 vite burgim, ndërsa pas gjykimit të shkurtuar masa përfundimtare është 6 vite e 8 muaj burgim. Dënimi do të vuhet në burg të sigurisë së lartë, duke u llogaritur nga dita e arrestimit.

Gjykata ka vendosur gjithashtu konfiskimin në favor të shtetit të sendeve të sekuestruara Morinës, të cilat konsiderohen se kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale ose që lidhen me sende, përdorimi apo mbajtja e të cilave përbën vepër penale.

Mes sendeve të konfiskuara janë një armë zjarri pistoletë me mbishkrim dhe numër identifikues të lënë bosh në vendimin e publikuar, një krehër pistolete dhe 7 fishekë luftarakë me kapsollë të pa goditur, të mbetur pas ekspertimit teknik të armës dhe fishekëve.

Jozi Kraja është shpallur fajtor për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes në dëm të shtetasve D.B. dhe V.B., si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Për akuzën e sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për vrasje, Kraja është dënuar me 6 vite burgim, ndërsa për pjesëmarrjen në grupin e strukturuar kriminal me 2 vite burgim.

Pas bashkimit të dënimeve, gjykata caktoi 7 vite burgim. Me aplikimin e gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar u përcaktua në 4 vite e 8 muaj burgim.

Dënimi do të vuhet në burg të sigurisë së lartë dhe do të llogaritet nga dita e arrestimit.

Aldo Avdyli, alias Elidon Avdyli, është dënuar për të njëjtën kategori veprash me Jozi Krajën, lidhur me sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes në dëm të D.B. dhe V.B., si dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.

Për akuzën e parë, Avdyli është dënuar me 6 vite burgim, ndërsa për pjesëmarrjen në grupin e strukturuar kriminal me 2 vite burgim.

Në bashkim, dënimi u caktua në 7 vite burgim dhe, pas aplikimit të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, masa përfundimtare është 4 vite e 8 muaj burgim.

Avdyli do ta vuajë dënimin në burg të sigurisë së lartë, ndërsa llogaritja nis nga dita e arrestimit.

Çfarë është dosja “Revanshi”

Dosja “Revanshi” lidhet me një seri ngjarjesh kriminale të hetuara nga Prokuroria e Posaçme, të cilat sipas akuzës lidhen me veprimtarinë e disa grupeve kriminale.

Në kuadër të hetimit janë zbardhur 12 ngjarje kriminale, të cilat kanë ndodhur, janë përgatitur ose kanë mbetur në tentativë gjatë vitit 2020. Hetimi ka prekur aktivitetin e 7 grupeve kriminale me shtrirje në qytete si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli.

SPAK kishte kërkuar në total mbi 98 vite burgim për grupin e të pandehurve.

Vendimi i GJKKO-së mban numrin 66 dhe datën 14 shtator 2026. Kundër tij mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve, afat i cili nis nga dita pas njoftimit të vendimit.

Gjykata ka vendosur gjithashtu që shpenzimet procedurale të kryera gjatë hetimeve paraprake dhe gjatë gjykimit t’u ngarkohen solidarisht të pandehurve, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.

NJOFTIMI PËR MEDIAT

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Jozi Kraja, Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli), Oltion Zefi, Edson Jozwik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri), Henerigert Mitri, Durim Bami dhe Altin Morina”.

Gjykimi i kësaj çështjeje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Alma Kodraliu, Engjëllushe Tahiri dhe Rudina Palloj, me vendimin nr. 66, datë 14.09.2026, vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Jozi Kraja, për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve D.B. dhe V.B., kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334, pika 1, i Kodit Penal, si dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Jozi Kraja, për kryerjen e veprës penale të “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2, i Kodit Penal, si dhe, në bazë të këtij neni, dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Jozi Kraja me 7 (shtatë) vite burgim.

Bazuar në nenin 406 të K. Pr. Penale, dënimin e të pandehurit Jozi Kraja me 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj burgim.

Llogaritja e dënimit me burgim për të pandehurin Jozi Kraja fillon nga dita e arrestimit të tij dhe të kryhet në burg të sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli), për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve D.B. dhe V.B., kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334, pika 1, i Kodit Penal, si dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli), për kryerjen e veprës penale të “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2, i Kodit Penal, si dhe, në bazë të këtij neni, dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli) me 7 (shtatë) vite burgim.

Bazuar në nenin 406 të K. Pr. Penale, dënimin e të pandehurit Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli) me 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj burgim.

Llogaritja e dënimit me burgim për të pandehurin Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli) fillon nga dita e arrestimit të tij dhe të kryhet në burg të sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Oltion Zefi, për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi 1, dhe 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334, pika 1, i Kodit Penal, si dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Oltion Zefi, për kryerjen e veprës penale të “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e organizimit, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1, i Kodit Penal, si dhe, në bazë të këtij neni, dënimin e tij me 4 (katër) vite burgim.

Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Oltion Zefi me 15 (pesëmbëdhjetë) vite burgim.
Bazuar në nenin 406 të K. Pr. Penale, dënimin e të pandehurit Oltion Zefi me 10 (dhjetë) vite burgim.

Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin Oltion Zefi të kryhet në burg të sigurisë së lartë, pasi ky i pandehur të arrestohet për efekt të ekzekutimit të vendimit.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Edson Jozwik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri), për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi 1, dhe 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334, pika 1, i Kodit Penal, si dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Edson Jozwik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri), për kryerjen e veprës penale të “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2, i Kodit Penal, si dhe, në bazë të këtij neni, dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Edson Jozwik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri) me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.

Bazuar në nenin 406 të K. Pr. Penale, dënimin e të pandehurit Edson Jozwik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri) me 8 (tetë) vite burgim.

Llogaritja e dënimit me burgim për të pandehurin Edson Jozwik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri) fillon nga dita e arrestimit të tij dhe të kryhet në burg të sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Henerigert Mitri, për kryerjen e veprës penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284, paragrafi 1, dhe 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334, pika 1, i Kodit Penal, si dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 8 (tetë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Henerigert Mitri, për kryerjen e veprës penale të “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2, i Kodit Penal, si dhe, në bazë të këtij neni, dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Henerigert Mitri, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, si dhe, në bazë të këtij neni, dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Henerigert Mitri me 8 (tetë) vite burgim.

Bazuar në nenin 406 të K. Pr. Penale, dënimin e të pandehurit Henerigert Mitri me 5 (pesë) vite e 4 (katër) muaj burgim.

Llogaritja e dënimit me burgim për të pandehurin Henerigert Mitri fillon nga dita e arrestimit të tij dhe të kryhet në burg të sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Durim Bami, për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit A.N., kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334, pika 1, i Kodit Penal, si dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 8 (tetë) vite burgim.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Durim Bami, për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve T.Xh. dhe E.M., kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334, pika 1, i Kodit Penal.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Durim Bami, për kryerjen e veprës penale të “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, drejtimit apo organizimit, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1, i Kodit Penal, në lidhje me veprat penale kundër jetës, si dhe, në bazë të këtij neni, dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Durim Bami, për kryerjen e veprës penale të “Kultivim i bimëve narkotike”, e kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284, paragrafi 1, dhe 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334, pika 1, i Kodit Penal, si dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Durim Bami, për kryerjen e veprës penale të “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, drejtimit apo organizimit, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1, i Kodit Penal, në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike, si dhe, në bazë të këtij neni, dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Durim Bami me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vite burgim.

Bazuar në nenin 406 të K. Pr. Penale, dënimin e të pandehurit Durim Bami me 10 (dhjetë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.

Llogaritja e dënimit me burgim për të pandehurin Durim Bami fillon nga dita e arrestimit të tij dhe të kryhet në burg të sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Morina, për kryerjen e veprës penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284, paragrafi 1, dhe 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334, pika 1, i Kodit Penal, si dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 8 (tetë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Morina, për kryerjen e veprës penale të “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2, i Kodit Penal, si dhe, në bazë të këtij neni, dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Morina, për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në formën e mbajtjes së armëve në automjete pa lejen e organeve kompetente shtetërore, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal, si dhe, në bazë të këtij neni, dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.

Pushimin e çështjes penale ndaj të pandehurit Altin Morina, për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në formën e mbajtjes së municioneve luftarake pa lejen e organeve kompetente shtetërore, parashikuar nga neni 278, paragrafi 3, i Kodit Penal.

Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Altin Morina me 10 (dhjetë) vite burgim.
Bazuar në nenin 406 të K. Pr. Penale, dënimin e të pandehurit Altin Morina me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.

Llogaritja e dënimit me burgim për të pandehurin Altin Morina fillon nga dita e arrestimit të tij dhe të kryhet në burg të sigurisë së lartë.
Në bazë të gërmave “a” dhe “b” të pikës 1 të nenit 190 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në bazë të gërmave “a” dhe “d” të pikës 1 të nenit 36 të Kodit Penal, të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit, si sende të cilat kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale, apo që prodhimi, përdorimi, mbajtja ose tjetërsimi i tyre përbëjnë vepër penale, sendet e sekuestruara të pandehurit Altin Morina me procesverbalin e datës 04.04.2025, ora 03:00, të cilat, pas kryerjes së aktit nr. ****, datë 08.05.2025, të ekspertimit teknik arme e fishekësh dhe balistik gëzhojash, janë lënë në ruajtje në magazinën e armatimit të Drejtorisë Vendore Tiranë me procesverbalin e lënies në ruajtje të datës 23.05.2025, konkretisht:

një armë zjarri pistoletë me mbishkrim “”, me numër “”, me një krehër pistolete dhe 7 (shtatë) fishekë luftarakë me kapsollë të pa goditur, të mbetur pas ekspertimit, konkretisht:

Pistoleta me mbishkrim “”, me numër “”;

Një krehër pistolete dhe 7 (shtatë) fishekë luftarakë me kapsollë të pa goditur, të mbetur pas ekspertimit teknik të armës dhe fishekëve nr. ****, datë 08.05.2025.

Në bazë të nenit 485 të K. Pr. Penale, t’u ngarkohen solidarisht të pandehurve shpenzimet procedurale të kryera gjatë hetimeve paraprake, si dhe ato të kryera në gjykim.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

 

 

Tiranë, më datë 15.09.2026

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.