E shtunë, 7 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
G-Bani bëhet “pishman” dhe i kërkon falje publikisht Jozit (FOTO)
Lajme

G-Bani bëhet “pishman” dhe i kërkon falje publikisht Jozit (FOTO)

“Më vjen turp që i dola kundër për shpullën”

Një prej episodeve më të komentuara të Big Brother VIP Albania 4 është rikthyer në vëmendje nga G Bani, i cili ka reaguar pas rishikimit të një momenti të debatueshëm mes Gjestit dhe Jozit.

Përmes një postimi në Instagram Story, G Bani ka publikuar videon ku Gjesti shihet duke hedhur në pishinë zinxhirin me kryq që i përkiste Jozit. Pamjet duket se e kanë bërë ish-banorin të reflektojë mbi mënyrën se si ishte pozicionuar gjatë kohës kur ngjarja u diskutua në spektakël.

Në reagimin e tij, G Bani shprehet se sot e konsideron të gabuar që kishte mbajtur anën kundër Jozit lidhur me episodin e shpullës.

“Sa sulm i ulët kundër Jozit! Më vjen turp që i dola kundër Jozit për shpullën atëherë. Për Krishtin betohem që nuk e kisha shiku’ këtë video. Si mund të thotë Neda që ke shkel këto kufij, kur Jozi kurrë nuk ka ofenduar fenë e askujt?! Më fal, Joz!”, shkruan ai.

Reagimi i G Banit vjen si një rishikim publik i qëndrimit që kishte mbajtur gjatë kohës kur incidenti ishte në qendër të debatit mes banorëve dhe opinionit publik.

Ndërkohë, Jozi ndodhet aktualisht në arrest shtëpiak, në kuadër të çështjes që lidhet me incidentin me Eduard Kuçin.

Me postimin e fundit, G Bani duket se ka zgjedhur të bëjë të qartë se tashmë e sheh ndryshe atë episod, duke shprehur publikisht mbështetjen e tij për Jozin dhe pendesën për pozicionin që kishte mbajtur në atë kohë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.