Gjendet 7-vjeçari i humbur në Kukës, vogëlushi bashkohet me familjen
7-vjeçari Alteo Cenaj, i cili ishte larguar pasditen e djeshme nga zona e Gostilit në Kukës, është gjetur në orët e para të mëngjesit dhe tashmë ndodhet pranë familjes së tij.
I mituri ishte larguar rreth orës 16:30, duke shkaktuar shqetësim te familjarët dhe nisjen e një operacioni të gjerë kërkimi në zonë.
Kërkimet vijuan gjatë gjithë natës, me angazhimin e efektivëve të Policisë së Qarkut Kukës, banorëve të zonës, si dhe ekipeve të kërkim-shpëtimit të ardhura nga Kosova.
Për lokalizimin e 7-vjeçarit u përdorën edhe dronë termikë, të cilët ndihmuan ekipet në kontrollin e territorit gjatë orëve të natës.
Pas disa orësh kërkime, Alteo Cenaj u gjet dhe u rikthye pranë familjarëve të tij. Nuk raportohet për probleme lidhur me gjendjen e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



