E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Robert Papa ngre pretendime për qëndrimin e Ramës në Nju Jork
Lajme

Robert Papa ngre pretendime për qëndrimin e Ramës në Nju Jork

“Ka ndërruar tri hotele”

Gazetari Robert Papa ka publikuar një reagim kritik lidhur me qëndrimin e kryeministrit Edi Rama në Nju Jork, duke pretenduar se kreu i qeverisë ka ndryshuar tri hotele për arsye sigurie.

“Sorra e Surrelit, si xhingël në galanë e amebave të krimit në Nju Jork. Edvini ka ndërruar tri hotele nga frika e vezëve dhe përgjimeve”, shkruan Papa.

Gazetari përmend edhe pjesëmarrjen e kryeministrit në një aktivitet me komunitetin shqiptar në SHBA, por nuk paraqet prova publike që konfirmojnë pretendimin për ndryshimin e hoteleve.

Deklarata vjen në një kohë kur Rama ndodhet në Nju Jork për takime dhe aktivitete të lidhura me axhendën ndërkombëtare. Deri tani, Kryeministria nuk ka reaguar ndaj pretendimeve të Robert Papës.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.