Paralajmërimi i fortë nga Artan Hoxha: Nuk keni parë gjë akoma
Kush është Gysi i dytë?
Gazetari zbulon prapaskenat: Kanë pasur 48 orë për të fshirë gjurmët, nga dosja kanë dalë vetëm dy faqe
Gazetari Artan Hoxha deklaroi se çështja e ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, sipas tij, mund të jetë vetëm fillimi i një hetimi më të gjerë.
Ai ngriti dyshime për ndërhyrje në pajisjet kompjuterike të institucionit dhe foli për një rrjet bashkëpunimi që, sipas tij, duhet të jetë pjesë e hetimeve.
Në intervistën e dhënë për emisionin “Kjo Javë”, gazetari Artan Hoxha komentoi zhvillimet e fundit që lidhen me ish-drejtoren e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, duke deklaruar se, sipas tij, dosja mund të shkojë përtej personave që janë bërë publikë deri tani.
Hoxha foli për përplasjet brenda pushtetit dhe për atë që e përshkroi si një sistem rrathësh ndikimi rreth kryeministrit Edi Rama. Ai përmendi emra dhe institucione të ndryshme, duke paraqitur versionin e tij mbi mënyrën se si, sipas tij, funksiononte kjo strukturë.
“Rama po ndjek një postulat shumë të vjetër, që nga koha e romakëve: përçaj e sundo. Mënyra se si ai ka qeverisur brenda forcës së vet është pikërisht kjo. Merri dhe përplasi me njëri-tjetrin. Duke u përplasur me njëri-tjetrin, s’kanë kohë të merren me Ramën. E mbani mend si ju sulën Sajmir Tahirit? Pastaj mbaron punë me Sajmir Tahirin. Ju lëshuan njëri-tjetrit. Tani janë bërë aty… edhe mes hienave ka hierarki. Edhe hienat nuk janë të gjitha barbare dhe ushqehen me kërma.
Ka mes tyre dhe më të zeza se ato të tjerat. Thashë, Belës i lidhën një histori rozë, sajuan këtë ngjarjen këtej, u harrua Bela këto ditë. Pastaj do ndodhë një gjë tjetër, do kthehemi prapë te Bela. Belindës iu shtua një akuzë e re. Atëherë, a mund të na thotë SPAK-u me Belindën u veprua ndryshe në fillim? Tani, nëse ata prisnin që ajo të kishte ndërgjegje dhe të jepte dorëheqje, më fal, po janë gabuar.
Nuk ekziston kjo lloj specie në Shqipëri. Dhe mbi të gjitha Belinda është kaq e fortë sa, edhe pse është e vetmja sot deputete që mund të vijë deri në Qafë Thanë. Pra, në qoftë se Gysi në anën e tij nuk ikte, se thoshin në Zvicër, kjo nuk ikën dot, sepse ia kanë marrë pasaportën. Por Rama ka ende të deleguarën kryesore, ose koordinatore politike në qarkun numër dy të vendit, siç është qarku i Fierit. Po ka një moment që ai është në siklet, është pikërisht rasti me Belinda Ballukun. Por thashë, po i shtohen kaq shumë gratë për të mbrojtur, sa unë nuk e di kë do zgjedhë ai tashmë për të mbrojtur.”, tha ai.
“Gjithë këta janë rrathë”
Në vijim të intervistës, Hoxha u ndal te ajo që e quajti një strukturë me disa nivele ndikimi.
Nisida Tufa: Po nuk ka në qendër Gysin?
Artan Hoxha: Kanë qendër Ramën. Gjithë këta të tjerët janë rrathë, rrathë dhe sa më lart ngjitesh, aq më shumë ngushtohen rrathët. Ky është një nga rrathët e ngushtë. Tani ky rrethi që janë këta, pra që është shefi i shërbimit, që është ai i laboratorit, që është ky i policisë, që është Gysi, është dhe drejtoresha e Kadastrës. Janë dhe ca njerëz të tjerë të agjencive të tjera, të cilët s’janë… nuk janë ndaluar. Mbase mund të ndalohen më vonë. Unë e di që ata janë në hetim dhe SPAK ka hetime dhe e di shumë mirë se kanë qenë bashkë, sepse kanë parë veprimet. Gysi, kur ka mbivendosur prona, s’e ka bërë vetëm. E ka bërë me Kadastër, e ka bërë me atë të AKSH-it. Pra, Gysi i ka pasur të ndara. Sektori i Gysit ka qenë… Pra, liria e Gysit ishte deri aty ku fillonte liria e Belindës. Kur fillonte liria e Belindës, Gysi bënte mbrapa-kthehu. Këta me njëri-tjetrin i kanë shërbyer kryeministrit për të mbajtur pushtetin dhe për të mbaruar punët e veta lart dhe botës së jashtme për t’i mbyllur hallet që kishte, por njëkohësisht për t’i dhënë vota dhe 83 mandate kryeministrit.
“Nuk keni parë gjë akoma”
Më tej, gazetari u pyet për ndikimin që mund të ketë pasur arrestimi i Vlora Hysenit në nivelet e larta të pushtetit.
Nisida Tufa: Sa e ka tronditur Ramën arrestimi i Vlorës Hysenit?
Artan Hoxha: Shiko, Rama është një njeri që se ka ndërgjegje brenda. Ndërgjegjen nuk është se ka mik dhe shok. Ramës thjesht tani i duhet pak kohë, gjë që po e fiton nga fakti që është në Amerikë, që ka ndodhur kjo histori si e si të kalojë. Kur iu kap me vila Belinda, nisi një histori rozë. Shiko, trungu pa gjethe nuk bën dot procesin e fotosintezës. Nuk keni parë gjë akoma. Kjo gjë s’e bën dot SPAK, por e vota, e bëjnë shqiptarët. Mos prisni që të japë dorëheqje Rama. Ai përdor SHIK për të tjetërsuar protestën. Të gjitha këto tregojnë se kush është pushteti i Edi Ramës, por Edi Rama është prapë aty.
Nisida Tufa: Atëherë kur më thua “prit, prit se s’ke parë gjë akoma”, pret ndonjë gjë më të rëndë?
Artan Hoxha: Shiko, është ashiqare që do të ndodhin. Se kur shkojnë dhe heqin hard diskun, shefja i bie nuk ka qenë vetëm. Duhet të kapësh të gjithë strukturën.
Nisida Tufa: Atëherë janë marrë provat. Mund ta themi këtë?
Artan Hoxha: Heqim koordinatorin tre, vëmë koordinatorin katër. Për sa kohë është Rama aty, mos prisni. Po ky është vetëm fillimi. Kanë dalë vetëm dy faqe.
Hoxha: “Tre kompjuterëve në SHISH u janë ndërruar hard-disqet”
Në pjesën tjetër të intervistës, Artan Hoxha ngriti pretendime mbi lëvizjet e ish-drejtores së SHISH para arrestimit dhe mbi atë që, sipas tij, ka ndodhur me disa pajisje kompjuterike brenda institucionit.
“Ti fikët t’i ndez radarët për Gysin. Nga ajo që unë kam parë deri tani dhe që do të doja është fakti që, nëse SPAK e ka thirrur zonjën Hyseni në datën 18, pra ditën e premte të javës së kaluar, për të dhënë deklarime, dhe ajo ka shkuar, dhe ne nuk e kemi parë se ajo nuk ka shkuar nga dera e parë ku rrinë gazetarët, por ka hyrë andej nga mbrapa, nga parkingu. Atë ditë ata duhet të sekuestronin telefonin e saj dhe, nëse kishin ndërmend ta ndalonin, duhet ta kishin bërë aty.
Por, duke e lënë atë që të largohet një ditë më pas drejt Azerbajxhanit, i dhanë kohë. Ajo është shefe shërbimi. Ajo e di si t’i fshehë provat. Pastaj i është dhënë një mundësi që të fshehë disa prova të tjera, se një pjesë e asaj janë kapur, se s’ka ku të shkojë. Sepse ajo duke shkuar në Baku ka fshirë provat. Kur ajo është në Baku dhe ti e shpall në kërkim Shqipëri. Edhe unë, po të isha do i fshija. Unë i prita te shtëpia, prita orën, i bëra gati ku erdhën. Shyqyr që informacionin s’ka marrë… Ajo shkon në Kosovë, shkon në Prishtinë. Ka një alibi, se vërtet e ka, me sa di unë, nënën sëmurë. Po është alibi. Ajo shkon, zbret në aeroportin e Kosovës, shkon te banesa e vet dhe pastaj është dorëzuar.
Mund të ketë pasur lëvizje, ta diskutojmë sa të duash, për të bërë këtë gjë. Pra, unë do të doja një veprim tjetër. Së paku mund ta thërriste, t’i kërkonte ta ballafaqonte me provat dhe aktet që ka. Mbase jepte dorëheqje, mos të dëmtonte shërbimin. Po, në mos gaboj, edhe një ditë më parë kam thënë diçka, por sot po e them të konfirmuar. SPAK dhe BKH-ja duhet të kenë kujdes, se këto ditë në Shërbim Informativ janë ndërruar nja tre kompjuterë dhe janë nga ky rrethi i ngushtë i Vlorës Hysenit. Sigurisht që kanë vajtur, kanë ndërruar hard disqet, kanë ndërhyrë tek ato gjatë dhe sepse së paku është marrë me Vlorën, jo me grupin që ajo ka pasur afër.
Deri diku edhe institucioni do të ketë monitor. Shiko, duke përdorur linjën standarde, ajo ka zgjedhur njerëzit e vet. Siç të thashë, vuri inspektor filanin, vuri tjetrin, vuri tjetrin. Dhe këta njerëz që ajo i ka emëruar, këta njerëz kanë pasur kohë në 48 orët e fundit të bëjnë përpjekje për të fshirë gjurmë. Ata prapë kanë lënë gjurmë. Po unë uroj të paktën që të mos i lërë jashtë rrethit të hetimit këta njerëz, sepse Vlora nuk e ka bërë e vetme punën. E ka bërë me këta të tjerët.”, tha ai.
“Kush është Gysi i dytë?”
Në fund të intervistës, Hoxha ngriti dyshime edhe për mënyrën se si persona të kërkuar mund të kenë shmangur kontrollet e zhvilluara në Durrës dhe zonat përreth.
“Ajo që s’dua të harroj është: ore, kush është ky Gysi i dytë? Se Gysi i parë ishte në burg, është ai që arriti të njoftonte për daljen e masave të sigurisë. Se çfarë ka ndodhur, nëse shefja e shërbimit ndodhej në Baku të Azerbajxhanit, pra në detin e Kaspikut, kush i njoftoi personazhet që kërkoheshin në qarkun e Durrësit?
Operacionet ne pamë vetëm pamje, po dhe në deklaratën e SPAK-ut nuk dolën aty emra konkretë. Por ne pamë shumë mirë se kush u kontrollua. Ishin banesat dhe bizneset e treshes. Atëherë, si është e mundur që RENEA, BKH-ja, Forca e Posaçme Operacionale shkojnë në Xhavzotaj, shkojnë në Sukth, shkojnë në Hamallaj, shkojnë në Rashbull dhe nuk gjejnë asgjë? Atëherë kemi të bëjmë me një dekonspirim. Derisa ata të tjerët u arrestuan, punonjësit… Pra, shefja e shërbimit dhe punonjësit e policisë s’dinë gjë. Ndërkohë këta të tjerët që janë jashtë, këta s’u kapën. Atëherë unë po them: kush është ky Gysi dy që i ka informuar ata në kohë dhe gjithë ai operacion i madh që pamë ne, pra rrethime, forca speciale?”, tha Hoxha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



