E mërkurë, 25 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Paralajmërimi i Artan Hoxhës: Kam dosje dhe materiale që shkojnë deri te Edi Rama!
Lajme

Paralajmërimi i Artan Hoxhës: Kam dosje dhe materiale që shkojnë deri te Edi Rama!

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me materialet dhe informacionet që disponon në arkivën e tij personale, duke lënë të kuptohet se një pjesë e tyre ende nuk është bërë publike dhe se përmbajtja prek edhe nivelet më të larta të pushtetit, deri te kryeministri Edi Rama.

I ftuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin “Koha Jonë-Debat”, Hoxha u shpreh se shqetësimi për disa persona nuk lidhet me ato që ai ka publikuar deri më tani, por pikërisht me informacionet që ende mban në arkivë.

“Unë sot jam problem jo për ato që kanë dalë, por për ato që s’kanë dalë”, deklaroi gazetari, duke konfirmuar se disponon materiale të tjera të papublikuara.

Gjatë bisedës, Hoxha u pyet drejtpërdrejt nëse ka ende fakte që nuk i ka bërë publike dhe nëse ato lidhen me përfaqësues të mazhorancës. Përgjigjet e tij lanë të kuptohet se arkiva përmban informacione me shtrirje të gjerë politike.

Pjesë nga biseda në studio:

Pyetje: Ke prapë fakte?

Artan Hoxha: Po, patjetër. Ka më shumë nga ato që s’kanë dalë.

Pyetje: Për mazhorancën?

Artan Hoxha: Po, mazhorancën. Ata të tjerët kanë mbaruar.

Pyetje: Deri ku shkon niveli?

Artan Hoxha: Po një ka këtu, është kryeministri.

Nikoll Lesi: Deri te kryeministri?

Artan Hoxha: Po, kryeministri është.

Deklarata e gazetarit merr një rëndësi të veçantë për shkak të përfshirjes së emrit të kryeministrit në materialet për të cilat ai pretendon se disponon informacione, por pa zbuluar konkretisht përmbajtjen e tyre apo se kur mund të bëhen publike.

Procesi gjyqësor dhe fotografia e Ramës me Ardian Çapjan

Përveç deklaratave lidhur me arkivën e tij, Artan Hoxha foli edhe për procesin gjyqësor ndaj tij, duke u ndalur te akuzat që lidhen me publikimin e një fotografie ku shfaqej kryeministri Edi Rama së bashku me Ardian Çapjan.

Sipas gazetarit, publikimi i kësaj fotografie është interpretuar nga SPAK si pjesë e një veprimtarie të pretenduar bashkëpunimi me Suel Çelën, me synimin për të dëmtuar imazhin e një grupi rival.

Hoxha e përshkroi pretendimin në fjalë me këto fjalë: “Akuza është që unë kam bashkëpunuar me Suel Çelën për të dëmtuar Edi Ramën”.

Gazetari kundërshtoi këtë interpretim të ngjarjes, duke shpjeguar edhe rrethanat në të cilat kishte publikuar fotografinë. Ai tregoi se, në atë kohë, kishte paralajmëruar edhe vetë kryeministrin për rrezikun që, sipas tij, mund të paraqiste frekuentimi i ambienteve të lidhura me Ardian Çapjan.

Hoxha këmbënguli se publikimi i informacioneve dhe materialeve të tilla është pjesë e përgjegjësisë së tij profesionale si gazetar, pavarësisht personave që mund të përfshihen apo ndikimit që mund të kenë në politikë.

Kështu, përballë pyetjeve mbi materialet e papublikuara dhe çështjen gjyqësore që e përfshin, gazetari la një mesazh të qartë: sipas tij, ajo që ka bërë publike deri tani nuk përfaqëson të gjithë informacionin që disponon.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.