Rogert Sterkaj sulmon Saimir Tahirin: Simbol i korrupsionit!
Një reagim i fortë dhe pa dorashka ka arritur nga Rogert Sterkaj, i cili ka marrë shënjestër drejtpërdrejt ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Përmes një postimi thumbues në rrjetet sociale, Sterkaj ka goditur ashpër përpjekjet e Tahirit për t’u rikthyer në vëmendjen publike dhe politike.
Përmes mesazhit me titull domethënës “Rebranding politik, JO amnezi!”, Sterkaj e ka cilësuar Tahirin si “simbolin e korrupsionit në Rilindjen e Edi Ramës”.
Ai ka akuzuar ish-zyrtarin e lartë se po tenton të kamuflojë të kaluarën e tij me drejtësinë dhe dënimin për shpërdorim detyre, duke u përpjekur t’i shesë publikut një “fillim të ri”.
“Dhe tani? Rikthim në politikë, sikur dënimi për shpërdorim detyre të mos kishte ndodhur kurrë,” deklaron Sterkaj, duke nënvizuar se opinioni publik nuk mund të bjerë pre e “amnezisë” politike.
Në përmbyllje të reagimit të tij, ai ka lëshuar edhe një mesazh të prerë e pa kompromis: “ANTI-VERIOR deri në palcë!”, duke e përshkallëzuar edhe më tej sulmin e tij ndaj figurës së Tahirit.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




