E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rogert Sterkaj shpërthen ndaj Elton Tozajt dhe godet fort Ledion Liçon
Lajme

Rogert Sterkaj shpërthen ndaj Elton Tozajt dhe godet fort Ledion Liçon

Një përplasje e fortë ka shpërthyer në rrjetet sociale midis Rogert Sterkajt dhe gazetarit Elton Tozaj. Sterkaj ka reaguar me tone mjaft të ashpra ndaj disa deklaratave të bëra publikisht lidhur me drejtuesit dhe me prapaskenat e medias Top Channel.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sterkaj i është përgjigjur deklaratës ku pretendohej se “Një nga pronarët e Top Channel nuk e duron dot Ori Nebiajn”. Ai e ka cilësuar këtë pretendim si spekulim të pastër pa asnjë bazë faktike:

“Thashetheme, thashetheme & vetëm thashetheme! Asnjë fakt – vetëm opinioni yt idiot! Gazetar i dobët!”

Më tej, Sterkaj i ka kërkuar Tozajt me emër që të tregojë konkretisht se për cilin person bëhet fjalë, duke ngritur pyetje mbi strukturën drejtuese të televizionit sipas regjistrit në QKB. Në analizën e tij, ai ka listuar anëtarët e bordit dhe administratorët, ku nuk ka kursyer edhe ironinë thumbuese ndaj moderatorit dhe drejtuesit Ledion Liço, të cilin e etiketon si “kollovari i gjithë kollovarëve në Shqipëri”.

Reagimi ka marrë menjëherë vëmendje të madhe në rrjet, duke ndezur diskutime mbi përplasjet dhe prapaskenat më të fundit në botën e medias dhe shoubizit shqiptar.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.