Gjendet i pajetë një person te Liqeni i Farkës
Një 77-vjeçar është gjetur i pajetë mesditën e sotme në zonën e Liqenit të Farkës, pranë parkimit të një lokali.
Rrethanat e vdekjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur me të moshuarin.
Një nga pistat që po verifikohet është mundësia që 77-vjeçari të jetë përplasur nga një automjet. Paralelisht, autoritetet po hetojnë edhe variantin e një ngjarjeje aksidentale.
Sipas dyshimeve paraprake, i moshuari mund të ketë humbur ekuilibrin dhe të jetë rrëzuar në anë të rrugës, duke pësuar dëmtime që i kanë shkaktuar vdekjen.
Nga veprimet e para hetimore, pista e vrasjes është përjashtuar nga policia.
Ekspertiza mjekoligjore dhe verifikimet e tjera pritet të ndihmojnë në përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes dhe në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



